Këngëtarja Taylor Swift pati disa fytyra të famshme në koncertin e saj të parë të “Eras Tour” në Sydney.
Së bashku me të dashurin Travis Kelce që tregonte mbështetjen e tij për superyllin e popit, 34 vjeçe, këngëtaret e tjera Katy Perry dhe Rita Ora u panë gjithashtu në publikun e koncertit.
Perry, 39 vjeçe, më vonë ndau një seri fotosh dhe videoklipe nga koncerti në Instagram, duke përfshirë një selfie të buzëqeshur me Swift në prapaskenë.
🚨| Katy Perry and Rita Ora are at The Eras Tour in Sydney pic.twitter.com/3rsmUGiPOA
— The Eras Tour (@TSTheErasTour) February 23, 2024
“Kam parë një mikeshë të vjetër të shkëlqejë sonte”, ka mbishkruar Perry.
Në postimin e yllit të hitit “Roar” u shfaqën edhe video të Swift-it duke performuar këngët e saj “Bad Blood” dhe “You Belong With Me”, së bashku me një foto me Orën, 33 vjeçe, në zonën VIP.
Ora ka postuar po ashtu foto nga koncerti në Instagram dhe ka pozuar në prapaskenë me Swift-in, si dhe me bashkëshortin e saj Taika Waititi.
Gjatë koncertit, Ora u takua edhe me Kelcen, 34 vjeç dhe buzëqeshi për një foto me yllin e “Kansas City Chiefs”.
Në një video të postuar në X (ish Twitter), Ora dhe Perry mund të shiheshin duke biseduar teksa qëndronin pranë regjisorit Waititi, 48 vjeç, ndërsa Katy gjithashtu dukej se pranonte atë që dukej si një byzylyk miqësie nga një fans. Ndërrimi i byzylykëve me rruaza të punuar me dorë u bë argëtimi i ri i preferuar i fansave gjatë turneut Eras verën e kaluar.
Byzylykët janë frymëzuar nga teksti i këngës “Midnights” të Swift, “You’re on Your Own, Kid”, konkretisht nga vargu “Bëji byzylykët e miqësisë, merr momentin dhe shijoje”.
Në nëntor të vitit 2022, Ora dhe Waititi i dhuruan Swift-it një çmim “MTV EMA” – një nga katër çmimet që ajo fitoi gjatë mbrëmjes – ndërsa bashkë-organizuan ceremoninë vjetore në Dusseldorf.
Ndërkohë, mbështetja e Perry-t për Swift-in në turneun e saj, vjen pasi ylli i hitit “Bon Appetit” u shpreh se pse dyshja vendosi të linte mënjanë mosmarrëveshjet e tyre pas një marrëdhënieje të ndërlikuar prej vitesh që në dukje frymëzoi këngën “Bad Blood” të Swift dhe këngën e Perry “Swish Swish”.
Në një intervistë të korrikut të vitit 2020 Perry shpjegoi se ajo dhe Swift donin të varrosnin publikisht zënkën dhe të jepnin “një shembull” për fansat e tyre më të rinj.
Thashethemet në jetë mund të marrin ashensorin, por e vërteta i merr shkallët. Thjesht kërkon kohë”, tha Perry në atë kohë, duke shtuar se grindjet e tyre u ekzagjeruan nga mediat dhe tani ato ishin “super miqësore”./Katror.info