Ylli i muzikës pop, Rita Ora, e ka konfirmuar martesën me regjisorin e shpërblyer me “Oscar”, Tailka Waititi.
Të martën (20 shtator) gjatë intervistës për podcastin e Jaime Winstone, “Greatest Night Ever”, këngëtarja e hitit “Hot Right Now” e pranoi zyrtarisht lajmin, i cili ka kohë që po qarkullon në mediat sociale.
“Jam shumë e dashuruar. Unë gjithmonë kam besuar në dashuri dhe e dija e dëshiroja një histori dashurie të ngjashme me përrallat, sepse kështu jam rritur”, deklaroi 31-vjeçarja teksa foli për lidhjen e saj me regjisorin hollywoodian 47-vjeçar.

Çifti shumë i përfolur i showbizit u kurorëzuan në një ceremoni private në Londër në muajin gusht, raporton “Daily Mail”.
Ora, e cila aktualisht shërben si anëtare e jurisë së shout “The Voice Australia”, tha se në rrugëtimin e saj për ta gjetur dashurinë, është inspiruar nga martesa e gjatë dhe e lumtur e prindërve, Vera dhe Oranik.
“Prindërit e mi janë të martuar për më shumë se 30 vjet, kështu që për mua gjithçka kishte të bënte rreth dashurisë dhe gjetjes së partnerit të duhur. Prandaj jam e lumtur që u martova me Taikan. Kjo gjë më bëri të lumtur dhe e dua shumë atë. Ai është qesharak dhe shumë i dashur”, deklaroi këngëtarja.
Rita dhe Taika tani janë duke e planifikuar një ceremoninë të madhe martesore në Londër, për të gjithë miqtë e tyre të famshëm dhe familjarët.
Waititi tashmë është baba i dy vajzave të cilat i ndanë me ish-bashkëshorten producente, Chelsea winstanley.
Përgatiti:
