Këngëtarja me famë botërore, me origjine shqiptare, Rita Ora, ka thënë se në qershor do të vijë me projekt të ri muzikor.
Lajmin e ka bërë të ditur të martën në emisonin e yllit Kelly Clarkson, ku ishte e ftuar.
“Nuk i kam treguar ende askujt. Është diçka e re. Është diçka krejtësisht e re për mua”, ka thënë Ora.
Përveç kësaj, këngëtarja ka thënë se do të shkojë në turne e do të marrë pjesë në disa festivale.

Ajo ka bërë të ditur se më 2 qershor do të performojë në festivalin “Mighty Hoopla”, në Londër, ku adhuruesit mund të dëgjojnë live këngët e saj të reja. Më pas ajo ka thënë se do të performojë edhe në festivalin “Panama Open Air” në Gjermani, si dhe në të tjera festivale në Hungari, Rumani e Sllovaki përgjatë verës, transmeton Koha.net.
“Mezi po pres të rikthehem në turne. Më duket se moti s’kam mbajtur asnjë koncert. Nuk kam realizuar turne qe një kohë të gjatë dhe ndihem sikur kam nevojë të rikthehem në rrënjët e mia muzikore, ka ardhur koha të këndoj”, ka shtuar Ora, duke thënë se së shpejti do t’i publikojë datat.
Albumi i fundit i saj, “You & I” u lansua në qershor të vitit të kaluar, i cili kishte këngët “Praising You”, “Don’t Think Twice” si dhe “You Only Love Me”, në videoklipin e të cilës dha lajmin se është martuar me regjisorin Taika Waititi. /Katror.info
Përgatiti:
