Këngëtarja e famshme botërore me prejardhje shqiptare, Rita Ora, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ka krijuar një playlist-ë të këngëve të saj më të pëlqyera për t’i dëgjuar gjatë ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Linku që gjendet në Spotify është emërtuar “Playlista për Ditën e Pavarësisë së Kosovës” dhe aty përfshihen këngët e saj, pasuar nga ato të Dua Lipës, Bebe Rexhës. Ava Maxit, si dhe këngët e preferuara të Ritës të kënduara nga artistë nga Kosova dhe Shqipëria.
Kohët e fundit rivaliteti për të cilin kanë shkruar disa herë mediat britanike mes Rita Orës dhe Dua Lipës duket se është zhdukur. Javë më parë, motra e Rita Orës, Elena Ora, ka publikuar një foto me Dua Lipën duke e quajtur mbretëreshë shqiptare.
Ndërsa përfshirja e disa këngëve të Dua Lipës në playlist-ën e preferuar të Rita Orës shihet si një shenjë se këngëtaret shqiptare me famë botërore kanë gjetur paqen mes vete.
Ndërsa Rita Ora është parë shpesh në shoqëri të këngëtareve të famshme me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max, ajo nuk është parë asnjëherë bashkë me Dua Lipën. Publiku shqiptar shesh herë ka kërkuar nga të katërtat të vijnë me ndonjë bashkëpunim./Katror.info