Në një ngjarje të përmasave madhore siç ishte eventi i Disneyt, D23, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, u bë pjesë e një momenti të veçantë dhe historik.
E ftuar për të performuar, Rita la një përshtypje të jashtëzakonshme me zërin dhe prezencën e saj skenike, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Pas performancës së saj të mrekullueshme, Rita u takua me një nga figurat më të mëdha të Hollywoodit, regjisorin legjendar James Cameron. Në një mjedis të mbushur me yje, artistja nga Prishtina shkëlqeu përkrah bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Taika Waititi.
Çifti u pa duke shkrepur një fotografi bashkë me aktoren izraelite Gal Gadot dhe Cameron, duke e bërë këtë moment edhe më të paharrueshëm.
James Cameron, i njohur për kryevepra si “Titanic” dhe saga “Avatar,” është një figurë që ka ndikuar thellë në zhvillimin e kinemasë moderne. Takimi i Ritës me një ikonë të tillë të kinemasë thekson suksesin dhe ndikimin e saj në botën e artit./Katror.info