Gjumi është një pjesë e rëndësishmë e jetës së secilit prej nesh. Së bashku me ushqimin dhe aktivitetin fizik, gjumi është njëra nga shtyllat mbi të cilat bazohet një jetë e shëndetshme dhe e lumtur. Ne nuk flemë në gjumë gjatë natës vetëm që të pushojmë.
Gjatë kohës kur jemi në gjumë organizmi dhe truri jonë nuk ndalen së funksionuari. Truri bën ndarjen e informatave të nevojshme nga ato të panevojshmet, të cilat më pas i harrojmë. Trupi liron toksinat e marra gjatë ditës dhe të gjitha qelizat ripërtërihen gjatë gjumit të natës. Prandaj, një gjumë i mirë i natës ka rëndësi jetike për secilin.
Sasia e gjumit që i nevojitet çdo personi varet nga disa faktorë të ndryshëm, sidomos nga mosha. Sipas specialistëve, orët e rekomanduara që njerëzit duhet ti kalojnë në gjumë, sipas moshës, janë:
Mosha: | Sasia e rekomanduar e gjumit: |
Të posalindurit | 16 orë |
Nga 3 deri në 12 vjeç | Rreth 10 orë |
Nga 13-18 vjeç | Rreth 10 orë |
Nga 19 deri në 55 vjeç | Rreth 8 orë |
Mbi 65 vjeç | Rreth 6 orë |
Përveq moshës edhe faktorë të tjerë si shtatëzania, mosha e kaluar, mungesa e gjumit, kualiteti i gjumit etj, ndikojnë në nevojën e një personi për gjumë.
Sipas një studimi me 10,132 njerëz, 56% e personave që kanë probleme me gjumin ishin nga SHBA-të dhe 23% nga Japonia. Shumica e individëve raportuan se problemet me gjumin ndikojnë në jetën e tyre familjare, në aktivitetet e përditshme personale dhe profesionale./Katror.info