Rita Ora nuk ka munguar as në edicionin e radhës të ngjarjes më të madhe të modës, Met Gala.
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare ka marrë pjesë për të 10-tën herë në këtë event prestigjioz.

Ajo edhe këtë herë mori vëmendjen e të gjithëve, duke iu përshtatur temës së përzgjedhur për këtë vit.
Bukuroshja nga Kosova zgjodhi një fustan të guximshëm shumëngjyrësh, i cili ia vë në pah linjat e bujshme trupore – marrë parasysh edhe përshtatjen e temës.
Me model flokësh të veçantë e grim të thjeshtë, 33-vjeçarja edhe një herë ka mahnitur.
Në një shkrim të gjatë në Instagram, ajo flet për fustanin dhe për përzgjedhjen që ka bërë duke falënderuar ekipin e saj./Katror.info