Dwayne Johnson ka postuar një foto në Instagram me vajzën e tij më të vogël, Tia. Ai zbuloi se ajo kishte një festë me miqtë e saj.
“Festa e parë e Tias me të gjitha shoqet e saj. Shumë princesha vrapojnë nëpër shtëpi duke u argëtuar dhe asnjëra prej tyre nuk kishte frikë nga babi. Vetëm mami. Fundjavë shumë argëtuese”, shkruan The Rock në përshkrimin e postimit, i cili në vetëm pak orët u pëlqyen nga më shumë se 700,000 njerëz.
“Ajo është e bukur. Vajza e vogël e babit”, shkruan njerëzit në komente.
Përveç Tias, aktori ka edhe dy vajza të tjera – Simonen 21-vjeçare dhe Jasmine shtatë-vjeçare./Katror.info