Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro ka festuar ditëlindjen e saj të 69-të pak ditë më parë dhe në internet ka dalë një video e festës luksoze.
Në festën e ditëlindjes nuk u kursye asnjë shpenzim dhe shumë miq, familjarë dhe të afërm u mblodhën për ta bërë më të ndritshme ditëlindjen e Dolores.
Futbollisti i njohur i ka dhuruar nënës së tij një makinë Porsche Cayenne, e cila kap vlerën e rreth 150 mijë eurove dhe Dolores nuk ka mundur ta fshehë kënaqësinë e saj kur ka parë dhuratën e shtrenjtë.
“Nëse ajo është e lumtur, kjo është për shkak se djali i saj e kujton atë, jo për vlerën e dhuratës. Respektoni babanë dhe nënën tuaj dhe ditët tuaja në tokë do të jenë të gjata”, ka shkruar në Instagram motra e Christianos, Katia, e cila ka publikuar edhe videon e lartpërmendur.
Përveç kësaj, Ronaldo i solli nënës së tij këngëtarin e saj të preferuar Luan Santana për ditëlindjen e saj dhe i dhuroi një orë Rolex.
“Familja është gjithçka”, ka shkruar futbollisti i njohur në Instagram me foto nga festa.
Në foton e parë ai ka pozuar me partneren e tij prej shumë vitesh Georgina Rodriguez, ndërsa në foton e fundit i janë bashkuar motrat Katia dhe Elma, vëllai Hugo dhe nëna Dolores. /Katror.info