Këngëtarja amerikane Christina Aguilera humbi 20 kilogramë dhe tregoi një figurë të re të lakmueshme në një koncert në Las Vegas.
Ajo u shfaq në skenë me një korse të zezë, e më pas me një fustan të shkëlqyeshëm. Këto kombinime të modës nxorrën në pah belin e saj të hollë.
Këngëtarja ka deklaruar më herët se ka filluar të përqafojë ndryshimIn dhe se nuk dëshiron të jetë shumë e hollë.
Por në fund, ajo vendosi të humbiste peshë duke kufizuar vaktet e saj ditore dhe duke konsumuar vetëm 1600 kalori. Dieta e saj përfshin perime dhe fruta çdo ditë.
Përveç kësaj, ajo praktikon joga, boks dhe ushtrime kardiovaskulare. Aj ushtron dy deri në pesë herë në javë, shkruan In Touch Weekly. Madje këngëtarja ka vazhduar ushtrimet deri në muajin e tetë të shtatzënisë.
“Kam kaluar uljet dhe ngritjet e mia. Kam kaluar gjithçka në këtë biznes – kam qenë shumë e dobët, kam qenë e shëndoshë. Sigurisht që jam kritikuar, por kjo është zhurma që unë e bllokoj automatikisht. dua trupin tim. I dashuri im e do trupin tim. Djali im është i shëndetshëm dhe i lumtur, kështu që kjo është gjithçka që ka rëndësi për mua”, ka theksuar Aguilera. /Katror.info