Cristiano Ronaldo po vazhdon të jetë ujk edhe në moshën 38-vjeçare.
Kjo pasi Ronaldo ka më së shumti gola deri më tani për vitin 2023, pas dygolëshit mbrëmë me Portugalinë ndaj Bosnje e Hercegovinës.
Sulmuesi i Al Nassrist ka realizuar deri më tani 40 gola, me klubin dhe kombëtaren.
Portugalia fitoi mbrëmë 5-0 ndaj Bosnjës e Hercegovinës në kuadër të kualifikimeve në Euro 2024.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Cristiano Ronaldo i kaloi portugezët në epërsi nga penalltia.
Ylli i Al Nassr e realizoi edhe të dytin, kur u asistua prej Joao Felix në minutën e 25-të.
Pas Ronaldos, është Erling Haaland, i cili ka shënuar 39 gola me Manchester Cityn dhe Norvegjinë./Katror.info