Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazi janë diskutuar dhe analizuar të dhëna për dy sektor tepri me rëndësi për ekonominë e vendit, ato të prodhimit dhe tregtisë.
Sipas të dhënave të nxjerra nga DATA4X këto dy sektore gjatë vitit 2023 kanë pasur qarkullim mbi 11 miliard euro.
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ka thënë se tashmë sektori i prodhimit është fuqizuar dukshëm dhe kompanitë janë profilizuar shumë mirë në treg.
Sipas tij edhe pse ende sot sektori i tregtisë vazhdon të dominoj tregun prap se prap ky sektor është tkurrurr dukshëm pasiqë është zëvendësuar me prodhime vendore.
“Sektori privat tashmë është bërë shumë më atraktiv sesa sektori publik kjo për shkak të rritjeve që ka pësuar ky sektor, për shkak të zhvillimit të madh dhe kushteve që ofrohen për punësim. Të rinjtë tanimë nuk e kanë objektiv kryesore punësim në sektorit publik por sektorin privat dhe ky ndryshim ka ardhur për shkak të rritjes së qarkullimit që ka pasur ky sektor. Krejt këto dhe investimet në sektorin privat kanë bërë që për 5 vjet qarkullimi në sektorin privat të pësoj një rritje tepri të madhe”, ka thënë shefi i Odës Amerikane
Në anën tjetër Shpend Ahmeti nga DATA4X ka thënë se gjatë vitit 2023 industria e prodhimit ka qarkulluar rreth 2.7 miliard euro me gjithsej 7.700 kompani që bëjnë pjesë në këtë industri dhe sipas tij kjo industri për pesë vjet ka pësuar një rritje prej 17%.
“Ne si vend jemi në fazën e fundit të tranzicionit dhe industritë kanë filluar të konsolidohen dhe lojtarët kryesor në këtë industri janë sistemuar shumë mirë si në tregun e Kosovës ashtu edhe jashtë saj. Fitimi neto sipas analizave tona në këtë industri është 7%, ndërsa të punësuar ka 44 mijë persona.Kjo industri i ka sfidat e veta tash pas liberalizimit sepse po emigrojnë fuqi e kualifikuar e punonjëseve dhe kërkesa për punonjës të tillë do të rritet edhe për shkak të rritjes së kompanive”, ka thënë Ahmeti.
Në anën tjetër Alban Osmnaj nga kompania për prodhimin e lëngjeve “Frutti” ka pohuar se kjo kompani nga viti 2019 ka pësuar një rritje shumë të madhe.
Problemi kryesor sipas tij nuk është me tregu por mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore. Osmanaj ka shpjeguar se edhe përkundër investimeve të mëdha që janë bërë në linjat e prodhimit dhe në digjitalizimin e gjithë procesit prodhues prape se parë punëtor të kualifikuar i duhen kompanisë për të vënë në proces këtë makineri.
“Në vitin 2023 ne kemi pasur një rritje prej 20% krahasuar me vitin paraprak dhe kemi qarkulluar mbi 12 milion euro. Ne si kompani mbi 120 punëtor dhe paga mesatare është mbi 740 euro, numrin e punëtorëve e kemi rritur pas instalimit të linjave të reja të prodhimit ku prodhojmë 32 produkte të cilat plasohen në më shumë se 10 shtete”, ka thënë Osmanaj.
Ndryshe nga sektori i prodhimit sektori i tregtisë ka pasur rreth 9 miliard euro qarkullim dhe pritjet janë që në vitin 2024 ky sektor të ketë rritje për 18%, derisa 50% e kësaj industrie dominohet nga 170 kompani. /Katror.info