Janë rritur për 42% vizitat në sitet kulturore në Shqipëri, krahasuar me vitin e kaluar.
“Sitet tona kulturore kanë mirëpritur plot 651,796 vizitorë gjatë Janar-Korrik 2024! Një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj!” ka bërë të ditur Ministri për Kulturën, Blendi Gonxhe në rrjetet sociale.
- Top 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:
- Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë
- Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë – 90,955 vizitorë
- Parku Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë
- Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë
- Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë