Frutat konsiderohen si ushqimet më të shëndetshme. Ato janë të pasura me vitamina dhe minerale tepër të nevojshme për organizmin.
- Boronicat
Boronicat përmbajnë antocianina, të cilat veprojnë si antioksidantë që vrasin radikalet e lira dhe kanë sasi të larta të vitaminës C, K dhe mangan. Janë gjithashtu një burim i pasur i fibrave të tretshme, të cilat janë të rëndësishme në reduktimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak.
- Mollët
Mollët kanë veti anti-inflamatore dhe antioksidante. Konsumimi i tyre mund të zvogëlojë rrezikun e shumë sëmundjeve kronike si ato kardiovaskulare, diabeti dhe kanceri.
- Portokallet
Edhe pse njihen gjerësisht për përmbajtjen e lartë të vitaminës C, portokallet pqrmbajnë kalium, hekur, kalcium, vitaminë E dhe vitaminat e shumta B.
- Kumbullat e thata
Kumbullat, e veçanërisht ato të thatat, janë një burim i dobishëm i lëndëve ushqyese. Këto fruta ndihmojnë me tretjen falë përmbajtjes së lartë të fibrave, duke ndihmuar kundër konstipacionit. Përmbajnë gjithashtu një sasi të lartë të vitaminës K, e cila ndihmon në zhvillimin e disa proteinave të nevojshme për koagulimin e gjakut dhe forcimin e kockave.
- Mjedrat
Nga të gjitha frutat, mjedrat janë të njohura për sasitë më të larta të fibrave. Marrja e mjaftueshme e fibrave është e rëndësishme për menaxhimin e peshës, zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, mbajtjen e shëndetshme të mikrobiomës së zorrëve dhe ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak.
- Manaferrat
Manaferrat njihen si një burim më i pasur i antioksidantëve, manganit, bakrit, vitaminës A, vitaminës E dhe vitaminës K.
- Bananet
Bananet janë të pasura me kalium, i cili është një elektrolit që luan rol të rëndësishëm në kontrollin e presionit të gjakut.
- Domatet
Së bashku me sasitë e mëdha të vitaminës A, domatet njihen si një burim i fortë i likopenit, një tjetër antioksidant i fuqishëm që mund të ndihmojë në eliminimin e radikaleve të lira dhe të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike.
- Shalqiri
Krahas sasisë së lartë të likopenit, shalqiri konsiderohet si një nga frutat më hidratues me rreth 92% përmbajtje uji. Gjithashtu konsumi i këtij fruti mund të ndihmojë me lehtësimin e dhimbjeve të muskujve pas stërvitjes, për shkak të përmbajtjes së kaliumit.
- Avokado
Avokadot janë të pasura me vitamina të tretshme në yndyrë, të tilla si vitamina E dhe K, të cilat ndihmojnë shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve. Ato janë gjithashtu burime të shkëlqyera të yndyrave të shëndetshme omega-3 dhe yndyrave të pangopura, të cilat mund të reduktojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe përmirësojnë nivelet e sheqerit në gjak./Katror.info