Kosovarët që jetojnë jashtë vendin vazhdimisht në forma të ndryshme dërgojnë dhe shpenzojnë para në Kosovë, të cilat ndikojnë në përmirësimin e ekonomisë. E shuma e këtyre parave rritet nga viti në vit.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës: “Vlera preliminare e remitencave deri në qershor 2024 është 632.67 milionë euro. Për sa i përket periudhës janar-qershor 2023, shuma e tyre ishte 627.41 milionë euro, pra ka një rritje prej 5.27 milionë euro.” /Katror.info