katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA
    2 hours ago
    KQZ gati të dërgojë kërkesën buxhetore për zgjedhjet e 28 dhjetorit
    15 hours ago
    Vijon dita e dytë e punimeve në Kongresin e VII të Mjekësisë
    15 hours ago
    Kosova vend mysafir në Festival de Cine Al Este në Kolumbi
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Zëri që s’futet në kornizë: Një natë për Skënder Sherifin në Bruksel
    14 hours ago
    UP hap thirrjen për bursa master dhe për programin e Arteve
    1 day ago
    Plani i Rritjes shihet si hapja e tregut evropian për qytetarët e Ballkanit
    2 days ago
    ‘Kthimi i trurit’, profesorë me renome i bashkohen UP-së
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha dhe invazioni i vajzave shqiptare në muzikën botërore
    2 hours ago
    Granit Musliu nderohet me çmimin prestigjioz “Kunstförderpreis 2025” në Bavari
    2 days ago
    Grok i Elon Musk-ut thotë se ai është më i fuqishëm se LeBron James dhe më i zgjuar se da Vinçi
    2 days ago
    Johann Wadephul: Jam fans i Dua Lipës
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    3 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    4 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    4 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    1 month ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Portokalli të mirat dhe përfitimet që i sjell shëndetit
    2 days ago
    Tartë me dardha, mjaltë dhe djathë gorgonzola
    2 days ago
    Benefitet e lëngut të shegës
    4 days ago
    Si ndikon në trupin tonë nëse konsumojmë xhinxher për 30 ditë?
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    “Stambolli i maceve”: Qyteti ku macet sundojnë rrugët
    2 days ago
    Nauru, vendi pa kryeqytet zyrtar
    2 days ago
    Pse duhet të eksploroni Evropën në dimër?
    4 days ago
    Sezoni i “fshehtë” i Evropës po zhduket
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Rritja e transparencës institucionale nga qytetarët
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Rritja e transparencës institucionale nga qytetarët

Last updated: 05/03/2024 9:41 AM
129 Shikime
Shpërndaje
Foto: Gzim Shala/Facebook

Autor: Gzim Shala

Përtej realizimit të së drejtës për qasje në një dokument publik, kërkesat e qytetarëve, mediave dhe shoqërisë civile për qasje në dokumente publike “detyrojnë” institucionet publike për ngritje të transparencës dhe llogaridhënies. Kështu, përtej interesimit apo nevojave për një dokument të caktuar, kërkesat dhe ankesat për qasje në dokumente publike kontribuojnë në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies institucionale. Qytetari informohet lidhur me mënyrën e qeverisjes, politikëbërjes dhe vendimmarrjes. 

Cili rast e ilustron këtë? Për vite me radhë, Prokurori i Shtetit kishte vendosur që të mbajë larg syve të publikut vendimet për hudhjen e kallëzimeve penale apo mbylljen e hetimeve. Kërkesat e vazhdueshme të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për qasje në këto dokumente refuzoheshin vazhdimisht. Më pastaj edhe injoroheshin. Kështu, publiku, viktimat e krimit apo palët e interesit nuk mund të mbanin përgjegjës Prokurorin e Shtetit për mënyrën e vendosjes në këto raste.

Mundesh me e lexu edhe...

Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

Pas funksionalizimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), IKD dhe “Betimi për Drejtësi” paraqitën ankesë ndaj Prokurorisë Themelore në Prishtinë për refuzim të qasjes në këto dokumente dhe AIP obligoi prokurorinë të ofronte qasje në këto dokumente publike. Kështu, përballë standardit të kaluar kur këto vendime ishin hermetikisht të mbyllura, tanimë u ndërtua standardi ku këto vendime janë të qasshme për publikun e gjerë. Ky standard nuk vlen tani vetëm për IKD si parashtruese e ankesës, por edhe për publikun e gjerë, palët e interesit dhe viktimat e krimit. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Ilustrimi nga trembelat

Ky rast ilustron mënyrën e ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies institucionale përmes ndjekjes së rrugëve ligjore për qasje në dokumente publike. Për arsye abstrakte, institucionet jo rrallë herë kanë ndërtuar rregulla të kundërligjshme, duke kufizuar për publikun dokumente të ndryshme, përkundër se sipas ligjit ato konsiderohen publike. Ndjekja e rrugëve ligjore për të mbrojtur të drejtën kushtetuese për qasje në dokumente publike then këto standarde të kundërligjshme dhe hap institucionet. Kështu, para personave zyrtarë, publiku, mediat dhe shoqëria civile bëhen shkaktarë të ngritjes së transparencës institucionale. 

Hapja e dokumenteve të ndryshme nuk është qëllim në vetvete, por synon rritjen e llogaridhënies. Në rastin e vendimeve prokuroriale, secili prokuror do të jetë më i kujdesshëm në vendimmarrje, kur e ka parasysh se ato vendime do të jenë publike.

Përpos hapjes së dokumenteve që institucionet në mënyrë abstrakte i kanë konsideruar si të mbyllura, kërkesat dhe ankesat për qasje në dokumente publike do të “detyrojnë” institucionet për publikim proaktiv të dokumenteve publike. Kjo pasi praktikisht, më e lehtë do jetë që të publikojnë këto dokumente se sa ti përgjigjen secilës kërkesë individuale. 

Kështu, duke ndikuar në hapjen e dokumenteve dhe në nxitjen e publikimit proaktiv, qytetarët rrisin transparencën dhe llogaridhënien. Andaj, e rëndësishme është që në secilin rast të insistohet për realizimin e së drejtës kushtetuese për qasje në dokumente publike, qoftë përmes kërkesës në institucion apo ankesës në AIP. Sukseset individuale përmes këtyre rrugëve ligjore do të obligojnë institucionet për ngritje të transparencës dhe llogaridhënies institucionale.

Autori është Hulumtues i Lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi. Pikëpamjet e shprehura këtu përfaqësojnë vetëm autorin.

  • Kërkesat për qasje mund të dërgohen nga qytetarët përmes platformës dumedite.org, e zhvilluar nga FLOSSK me mbështetjen e NED.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Reuten: Pasi zgjedhjet lokale u kryen, BE-ja t’ia heqë masat Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Lidhja më e fortë” e Anna Di Lellios dhe Garentina Krajës promovohet në Uashington
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zëri që s’futet në kornizë: Një natë për Skënder Sherifin në Bruksel
TAGGED:dumeditedumedite.orgFLOSSKopen datapeopleQasja ne Dokumente Zyrtaretophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto; Inc Magazine Zgjimi herët – shprehi që i ka benefitet e veta
Artikulli i ardhshëm Bitcoin arrin një rekord të ri

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Bebe Rexha dhe invazioni i vajzave shqiptare në muzikën botërore

22 Shikime
Lajme të mira

Zëri që s’futet në kornizë: Një natë për Skënder Sherifin në Bruksel

50 Shikime
Lajme

Kosova vend mysafir në Festival de Cine Al Este në Kolumbi

25 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?