Dy këngëtaret e njohura, Elvana Gjata dhe Dhurata Dora, kanë publikuar të enjten bashkëpunimin e titulluar “Rrotullo”.
Kënga është produkt i “Panda Music”. Për tekstin dhe melodinë janë kujdesur “Tonic & Denk” si dhe dy këngëtaret.
S’është bashkëpunimi i parë i dy këngëtareve. “Gajde” dhe “Luj” titullohen këngët e mëhershme të tyre.
Megjithatë, ka një detaj që mbase shumë prej publikut nuk e kanë vënë re. Duket se surpriza më e madhe ishte e fshehur brenda videoklipit, ku Elvana ka zbuluar se po planifikon diçka të madhe. Më 22 qershor Elvana do të vijë me performancë live në Air Albania Stadium.
Momentalisht në llogarinë e saj në Instagram, artistja ka fshirë të gjitha postimet e mëparshme dhe tani ka vetëm disa video të këngës së re./Katror.info