katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KQZ tregon si duhet të zhvillohet fushata zgjedhore e balotazhit
    3 hours ago
    Si ti largoni lehtësisht etiketat nga kavanozët?
    2 days ago
    Beteja e Çanakalasë në këngë – nga melosi turk dhe irlandez te klasikja dhe Power Metal
    4 hours ago
    GLPS: Qytetarët nuk kanë asnjë obligim financiar ndaj gjobave për “Prishtina Parking”
    24 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Studim britanik: Era ka kursyer miliarda në faturat e energjisë
    23 hours ago
    Shqipdona Lahu shpërblehet me Çmimin “Dimitris N. Chorafas 2025”
    1 day ago
    Instrumente të reja muzikore për 29 institucione kulturore dhe arsimore në Kosovë
    2 days ago
    Kirurgët turq sjellin përvojë të avancuar në Klinikën Torakale në Prishtinë
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Koncert i jashtëzakonshëm në mbyllje të Festivalit ReMusica XXIV
    23 hours ago
    Rita Ora dhe Yll Limani ndezin rrjetin me një ide bashkëpunimi
    1 day ago
    Familja e Michael Jacksonit dëshiron që premiera e filmit të tij të shfaqet aty ku ai planifikoi koncert
    2 days ago
    Asnjë këngë rap në Top 40 për herë të parë pas 35 vitesh
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    6 days ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    6 days ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dobitë shëndetësore të farave të kungullit
    3 days ago
    Çokollata e zezë vs çokollata e bardhë, cila është më e mirë për ju?!
    1 day ago
    Erëzat si antioksidantë natyralë
    5 days ago
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kandovani – fshati i gdhendur në shkëmb që nuk është braktisur kurrë
    3 days ago
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    2 days ago
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    3 days ago
    Coober Pedy – qyteti australian ku jeta zhvillohet nën tokë
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Rrugëtimi historik i Islam Alijajt si deputeti i parë shqiptar me aftësi të kufizuara në Zvicër
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Rrugëtimi historik i Islam Alijajt si deputeti i parë shqiptar me aftësi të kufizuara në Zvicër

Last updated: 17/11/2023 7:48 AM
85 Shikime
Shpërndaje
Foto: Albinfo.ch

Islam Alijaj është tashmë një emër i njohur në gjithë Zvicrën, pas zgjedhjes së tij deputet në Parlamentin Federal (Dhoma Nacionale.

Ai ka qenë subjekt i shumë lajmeve, debateve dhe opinioneve në mediat qendrore të Zvicrës, në lidhje me zgjedhjet e 22 tetorit. Dhe, janë disa arsye për të qenë kështu. Në radhë të parë, zgjedhja deputet e një politikani me aftësi të kufizuara (rëndë), është vetvetiu një sfidë për opinionin: Islami, përveç vështirësive për të lëvizur, ka vështirësi edhe në të folur… Arsyeja tjetër që e ka vendosur në shtyllat e gazetave është prejardhja e tij: Alijaj është i pari deputet i Zvicrës, me prejardhje shqiptare, por edhe ballkanike, shkruan albinfo.ch.

Foto: ALBINFO.CH

Emri i tij “Islam” është po ashtu një “risi” që preokupon jo pak mediat, të cilat janë marrë me zgjedhjen e tij deputet.

Mundesh me e lexu edhe…

Lidhur me këto dhe për sfidat para të cilave ndodhet deputeti i ri, Albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me Islam Alijajn. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

”Isha i tronditur dhe shumë i lumtur. Në rastin tim nuk bëhet fjalë vetëm për këto zgjedhje, por për një rrugëtim të gjatë nga djaloshi me aftësi të kufizuara rëndë, nga Kosova, i cili ndoqi shkollën speciale në moshën 16-vjeçare, deri në Parlamentin Federal (Dhoma Nacionale). Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe mezi pres sfidën e re”, është shprehur ai.

Ani pse me aftësi të veçanta, Alijaj sheh përtej përkufizimeve të jashtme, duke besuar në ambiciet dhe potencialin që ka çdo njëri përbrenda, e që shpesh kthehen në inspirim për të tjerët.

”Aftësia e kufizuar është gjë e neveritshme. E them me gjithë mend këtë. Por jam i bindur se çdo njeri mund të zhvillojë potencialin e tij, sado i vogël që të jetë. Dhe fakti që unë u zgjodha, mund t`u tregoj shumë njerëzve që janë në një situatë të ngjashme, se: Është e mundur, së bashku ne mund të ndryshojmë diçka në lidhje me situatën tonë për të mirë”, është shprehur ai.

Në të kaluarën Alijaj perceptohej kryesisht si aktivist për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, tani që ka marrur mandatin e deputetit, ai shpreson të jetë veçanërisht zëri i këtij komuniteti.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është suksesi i të gjithë njerëzve që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim. Shumë njerëz – veçanërisht ata me aftësi të kufizuara – kanë shpresa të mëdha për këto zgjedhje. Dhe unë do të bëj gjithçka për të mos i zhgënjyer…Për mua, gjithëpërfshirja (Inklusion) nuk është temë, por perspektivë. Ajo prek fusha të ndryshme të politikave, nga transporti te arsimi e deri te tregu i punës. Shikuar nga ky aspekt, unë do të merrem edhe me tema të ndryshme”, ka thënë ai.

Ai thotë se rolin e tij si deputet nacional e sheh edhe në drejtim të promovimit të integrimit, diversitetit dhe mundësive të barabarta brenda komunitetit shqiptar në Zvicër.

”Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbaj si deputeti i parë nacional i Zvicrës me rrënjë shqiptare. Për shkak të aftësive të kufizuara, në të kaluarën më perceptonin kryesisht si aktivist për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, por prejardhja ime sigurisht që do të luajë një rol edhe më të rëndësishëm në punën time politike në të ardhmen”, ka shtuar ai,

Foto: Albinfo.ch

Alijaj dha edhe një mesazh sa i përket arsimit, politikës sociale dhe diversitetit kulturor në Zvicër.

” Ne duhet t’u qasemi disa problematikave të ndryshme në politikën arsimore. Shkollave duhet t’u jepen më shumë burime dhe të mund të ndërtojnë struktura më gjithëpërfshirëse në mënyrë që më shumë fëmijë që kanë probleme të mos dërgohen në klasa speciale. Fëmijët me prejardhje migrante dhe gjithashtu me aftësi të kufizuara vendosen në klasa të tilla speciale më shpesh se fëmijët e tjerë. Kur bëhet fjalë për politikat sociale, ne gjithashtu duhet të sigurojmë që të gjithë njerëzit të mund të zhvillojnë potencialin e tyre. Sistemi ynë shoqëror nuk pasqyron më realitetin e sotëm të punës. Shumë njerëz nuk janë më në gjendje të realizojnë kursime për pension. Kjo është një temë aktuale, veçanërisht për punëtorët me prejardhje migrante. Kur bëhet fjalë për diversitetin kulturor, do të doja të fokusohesha kryesisht në edukimin politik. Në veçanti njerëzit tanë duhet të ndërgjegjësohen për privilegjet që kanë me pasaportën zvicerane”, ka përfunduar ai. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:aftësi të kufizuaraarritjedeputetIslam AlijajpeoplepolitikëshqiptarsuksestopTophomeZvicër

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm TikTok dhe Meta sfidojnë rregullat e reja të Evropës që ‘godasin’ gjigantët digjitalë
Artikulli i ardhshëm Krahasimi i AI: Nvidia më e shpejta, Intel afër, Google mbetet prapa

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Koncert i jashtëzakonshëm në mbyllje të Festivalit ReMusica XXIV

15 Shikime
People

Rita Ora dhe Yll Limani ndezin rrjetin me një ide bashkëpunimi

14 Shikime
People

Familja e Michael Jacksonit dëshiron që premiera e filmit të tij të shfaqet aty ku ai planifikoi koncert

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?