Ka përfunduar edhe xhiro e dytë në Ligën e Kombeve ku kësaj radhe Kombëtarja e Kosovës ka fituar dhe ajo e Shqipërisë ka pësuar humbje.
Dardanët triumfuan në udhëtim te Qipro me rezultat 4-0, derisa kuqezinjtë u mposhten fatkeqësisht në ‘Air Albania’ nga Gjeorgjia me rezultat minimal 0-1.
SofaScore ka publikuar edhe formacionin më të mirë të xhiros së dytë, ku kanë zënë vend edhe dy futbollistët e Kosovës përkrahë shumë yjeve të mëdha.
Në portë është maqedonasi Dimitrievsk, derisa mbrojtja përbëhet nga Trent Alexander Arnold, ylli kosovar Lumbardh Dellova, suedezi Gudmundsson si dhe anësori fantastik i Kosovës, Donat Rrudhani.
Në mesfushë janë Luka Modric, Bruno Fernandes dhe Kerem Akturkoglu, derisa treshja e sulmit përbëhet nga Harry Kane, Benjamin Sesko dhe Viktor Gyokeres. /Katror.info