Një librari është një vend i mrekullueshëm, kështu me gjasë ka menduar aktori me famë botërore, Russell Crowe, kur befasoi Bookbugs dhe Dragon Tales Book Shop, me një donacion të lartë për të ndihmuar mbijetesën e librarisë.
Leanne Fridd dhe bashkëshorti i saj Dan, pronarët e kësaj librarie, “ulëritën” kur pasi nisën një fushatë për tubimin e fondeve, për të grumbulluar më shumë njohuri për arsimimin shkollor dhe për t’i dhënë biznesit një “hapësirë frymëmarrje”, panë një donacion në vlerë 5 mijë funta nga aktori me famë botërore, Russel Crowe.
Libraria Bookbugs and Dragon Tales në Norwich, të Anglisë, u hap në një momenta mjaft të keq dhe të vështirë, në vitin 2019. Duke u përballur me COVID-in dhe tani krizën britanike të kostos së jetesës, shumica e njerëzve me siguri do të merrnin me mend se çfarë do të mund të ndodhte më pas, por Leanne dhe Dan kërkuan ndihmë dhe theksuan se menjëherë pas apelit të tyre për ndihmë, donacionet kanë vërshuar nga vende të shumta, pa përjashtuar këtu as Crowe./Katror.info