Bad News Eagles, ekipi kosovar në CS:GO, e nisi me fitore turneun më të madh “IEM Rio Major”.
Në ndeshjen e parë që u zhvillua sot, BNE mposhti ekipin brazilian, 00Nation, me rezultat bindës 16:3.
Turneu po mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit, kurse ndeshja e parë u zhvillua në hartën “Vertigo”.
Gjithashtu, fituesi i këtij “Majori” shpërblehet me 500 mijë dollarë./Katror.info