Derisa jemi afër prezantimit të serisë së re të telefonave iPhone 15 Ultra, tashmë janë zbuluar edhe çmimet e këtij modeli, i cili pritet të jetë i lartë.
Të pasionuarit e teknologjisë kanë zbuluar se modeli iPhone 15 Ultra do të ketë një çmim fillestar deri në 1299 dollarë – një rritje prej 200 dollarësh në krahasim me iPhone 14 Pro Max.
1299 dollarë do të vlejnë për modelin fillestar, pasi për ata që do të kenë hapësirë të brendshme deri në 1 terabajt, çmimi do të shkoj deri në 1799 dollarë.

iPhone 15 Ultra fillestar pritet të ketë hapësirë të brendshme prej 256 GB nga 128GB sa ka qenë në modelet fillestare të serive të kaluara.
Modeli i ri do të vijë me dy kamera në anën e përparme, USB-C me Thunderbolt 4 (40 Gbps) që do të zëvendësojë portin Lightning me shpejtësi USB 2.0 (480 Mbps/0.48 Gbps)./Katror.info