Përqindja e punëtorëve që fitojnë vetëm pagën minimale është më e lartë se 10 për qind në një numër vendesh në të gjithë Evropën.
Euronews Business, para disa kohe ka hedhur një vështrim më të afërt të dhënave për pagën minimale në vendet e Evropës.
Ky vit doli të jet një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe të jetesës në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, sepse direktiva e re e BE-së për pagat minimale duhet të bëhet ligjore deri më 15 nëntor të këtij viti.
Nuk ka pagë minimale në pesë vende të BE-së
Njëzet e dy nga 27 shtetet anëtare të BE-së kanë një pagë minimale kombëtare. Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë këtë. Qipro prezantoi një në fillim të vitit të kaluar.

Midis dhjetë vendeve kandidate dhe kandidatët potencial, tetë kanë një pagë minimale kombëtare. Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina kanë të gjitha ndërsa nuk e ka Bosnja dhe Hercegovina.
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale. Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti. /Katror.info
Përgatiti:
