Këngëtarja dhe instrumentistja shqiptare Lisa Sahatçiu, e njohur me emrin artistik Sahati e cila jeton dhe vepron në SHBA, ka sjellur projektin e ri muzikor të titulluar “2 Good 2 You”.
Në një intervistë për mediat kosovare Lisa shtoi se po ndihet e lumtur që ky projekt u finalizua suksesshëm.
“Definitivisht, po ndihem shumë e çliruar pasi që ky projekt ka fillu dhe në të është punuar për disa muaj dhe është njëri ndër projektet më special për mua, pasi që ka qenë projekti i parë për mua që kom punuar me një ekip pak ma të madhe”, shtoi Sahatçiu.
Ndërsa sa i përket punimit të këngës, Sahatiçiu shtoi se përveç instrumentalit, teksti dhe melodia është punuar nga vetë ajo.
“Përpos instrumentalit, teksti dhe melodia, dhe pjesët tjera, janë punuar nga unë pasi që kjo edhe është poenta e artit që bëjë unë”, shtoi artistja.
Lisa Sahatçiu, ka lindur dhe jeton në Vankuver të Kanadasë. Ajo vjen nga një familje artistësh, të cilët kanë ndikuar në zhvillimin e saj në fushën e muzikës.
Ajo shtoi se në veprat e saj artistike çdo herë e sjell një pjesë të Kosovës.
“Deshta apo s’deshta, kangët e mia çdoherë e kanë një pjesë të eksperiencës sime kur jam rritë në Kosovë”, shtoi këngëtarja.
Ajo gjithashtu në fund e la të hapur mundësinë për të krijuar vepra të reja, sidomos në aspektin regjisorial, për kangë dhe artistë të tjerë, por pse jo edhe për ndonjë film./Katror.info