Kosova ka shkruar historinë në gjimnastikën artistike! Në finalen e Kampionatit Ballkanik të mbajtur më 6 nëntor 2025, gjimnastja kosovare Sara Pllana fitoi medaljen e bronztë në veglën e traut (balance beam).
Kjo është medalja e parë për Kosovën në një kampionat të këtij niveli, duke shënuar një moment historik për sportin tonë. Suksesi i Sarës është fryt i punës së palodhur të trajnerëve Doruntinë Ibrahimi dhe Arlind Shaqiri, të cilët e përgatitën me përkushtim për këtë garë.
Federata e Gjimnastikës së Kosovës e konsideron këtë arritje një hap të madh për zhvillimin e gjimnastikës kosovare dhe për rritjen e prezencës ndërkombëtare të saj./Katror.info











