Sekretari Parlamentar i Shtetit Gjerman pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Johann Saathoff, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë qëndrimit të tij, Saathoff do të vizitojë Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren (ITP), një nga qendrat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe inovativ në vend.
Sipas agjendës së paralajmëruar, në orën 14:30, e viziton Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP), Prizren, ndërsa në orënë 15:30 do të mabjë konferencë për shtyp.
Vizita e zyrtarit të lartë gjerman pritet të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me theks të veçantë në mbështetjen për inovacion, zhvillim të qëndrueshëm dhe rritjen e kapaciteteve profesionale në sektorin e teknologjisë dhe sipërmarrjes./RTK/Katror.info