Selena Gomez është femra më e ndjekur në Instagram.
Selena ka 429 milionë ndjekës në Instagram, shumë më tepër se shoqja e saj më e mirë Taylor Swift, e cila ka 272 milionë, dhe kampionja e mëparshme Kylie Jenner, e cila ka 399 milionë ndjekës.
Edhe pse është mirënjohëse që mund të ndihmojë njerëzit duke ndarë këshilla të dobishme, Selena zbulon se ky titull sjell më shumë probleme, shkruan Katror.info.
“Është një përgjegjësi e madhe. Është pak e frikshme. Numrat janë thjesht numra”, tha Selena për ndjekësit e saj në Instagram gjatë një konference mbi shëndetin mendor dhe ndikimin e mediave sociale.
Kur flasim për Instagramin, Selena e njohur ndan aktivitetet e saj të përditshme me ndjekësit e saj, por paralajmëron edhe projekte të reja. Kështu ka paralajmëruar një këngë të re, që sipas saj duhet të dalë së shpejti./Katror.info
Përgatiti:
