Pesë skuadra italiane kanë arritur të sigurojnë fazën gjysmëfinale në garat evropiane, si asnjëherë më parë. Inter dhe Milan do të diskutojnë një biletë për finalen e Stambollit në Champions League.
Në garat e tjera evropiane, Juventus dhe Roma janë gjithashtu mes katër më të mirave të Evropa Ligë dhe në Konferencë Ligë, ajo që përfaqëson Italinë deri në gjysmëfinale, është Fiorentina.
Megjithatë, nga fakti historik për këtë arritje tek një nga skenarët që mund të rrezikojë vendin e katërt në Serie A, për të mos shkuar në Champions vitin e ardhshëm. Dhe bëhet fjalë për skenarin që Inter apo Milan të mund të fitojnë Championsin dhe janë automatikisht pjesëmarrës në sezonin e ardhshëm. Njësoj edhe për Europa League me Juventus apo Roma që të mund të triumfojnë dhe sigurojnë Championsin gjithashtu.
Në këtë moment, për Italinë nga kampionati do të kualifikohen vetëm tri të parat sepse që nga viti 2018, UEFA ka përcaktuar një rregull që asnjë federatë nuk mund të ketë më shumë sesa pesë skuadra pjesëmarrëse në një garë evropiane. Në këtë rast, skuadra e Serie A që do të renditej e katërta, nuk do të kualifikohet në Champions për sezonin e ardhshëm./Katror.info