Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me Qeverinë e Japonisë dhe Innovation Center Kosovo (ICK) ka lansuar ‘Sfidën e Gjelbër të Kosovës’.

Ky program synon mbështetjen e rimëkëmbjes së gjelbër në sektorin privat duke nxitur një mjedis të favorshëm.
A ke ide inovative për me i zgjedh këto komplekse mjedisore, kriza ekonomike, sociale dhe shëndetësore, e cila ka rimëkëmbjen e gjelbër në qendër?
Nëse je pjesë e ndonjë ndërmarrje të vogël dhe të mesme (NVM) dhe ki njohuri mbi këtë temë, por jo edhe financa, atëherë je në vendin e duhur.
Aplikoni në këtë thirrje të hapur dhe bashkohu në programin e përshpejtimit ‘BOOST X Kosova’.
Në fund të programit, 15 ndërmarrje do të shpërblehen me grante prej rreth 10.000 euro (20% bashkëfinancim kërkohet nga ndërmarrjet).
Koha kur është hapur aplikimi: 26 shtator
Afati i aplikimit: 16 tetor
Njoftimi i përzgjedhjes: 25 tetor
BOOST x Programi i përshpejtimit të Kosovës: 31 tetor – 8 dhjetor
Sesionet e mentorimit dhe përgatitja: 9-16 dhjetor
Ngjarja e diplomimit : 20 dhjetor
Shpërndarja dhe zbatimi i granteve : 20 dhjetor 2022 – 25 shkurt 2023
Shiko më shumë informacione mbi programin këtu.