Shumica e njerëzve mendojnë që jeta për njerëzit inteligjentë është e lehtë, por nuk është ashtu gjithmonë.
Edhe njerëzit me inteligjencë shumë të lartë ballafaqohen me sfida dhe probleme në jetë. Në fakt, ka disa probleme të caktume me të cilat ballafaqohen vetëm ata inteligjentët, transmeton Telegrafi.
1. Kanë më shumë presion me arritë sukses, sepse i kuptojnë ma lehtë gjanat që tjerët nuk i marrin vesh.
Pas së gjithash, inteligjentët janë më ndryshe se pjesa tjetër e njerëzve, prandaj duhet të jenë më të mirët. Këto gjëra përfshijnë të pasurit një karrierë më të mirë, lidhje më të mira, ose edhe një shtëpi më të mirë. Nëse nuk shënojnë suksese, inteligjentët zemërohen dhe fillojnë ta kritikojnë vetveten.
2. Krijimi i miqësive nuk është gjë e lehtë për ta
Inteligjentët duan që gjithmonë me pasë miqësi veç me njerëzit si vetja e kjo është arsyeja pse inteligjentët rrinë të vetmuar, në rast se nuk e gjejnë dikënd aq inteligjent sa vetja me lidhë miqësi.
3. Analizimi i tepërt e bën më të vështirë marrjen e vendimeve
Personat të cilët kanë inteligjencë më të naltë në përgjithësi hulumtojnë shumë para se me marrë ndonjë vendim – qoftë edhe për sendet më të vogla. Por, përderisa kjo mund me qenë gjë e mirë, njëkohësisht i ka edhe të metat e veta. Analizimi i tepërt ua vështirëson inteligjentëve të marrin vendime.
4. E kanë vështirë me u ndje të lumtur
Për personat inteligjentë, inteligjenca e lartë më shumë është mallkim sesa dhuratë. Ballafaqimi me probleme të ndryshme i futë ata në dyshime se ndoshta është më mirë të jenë budalla për raste të ndryshme. Por, aktrimi se janë injorantë i bën ata të ndihen se nuk janë vetvetja, dhe mendimi i tepërt u bën atyre presion dhe i zemëron. Ata e kanë problem ta pranojnë se kush janë në të vërtetë, prandaj nuk mund të lumturohen lehtë. /Telegrafi/