Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri duket se është gati për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Shaqiri, që luan për Zvicrën, postoi një foto në rrjetet e tij sociale, duke u shprehur gati për Botërorin e tij të katërt.
Ai më parë kishte marrë pjesë edhe në Kupën e Botës në Afrikë më 2010, në Brazil më 2014, si dhe në Rusi më 2018.
Xherdan Shaqiri mbetet lojtari që i sjell fat Zvicrës. Anësori po shijon jetën në Major League Soccer me Chicago Fire dhe do të shpresojë të shtojë 26 golat e tij për kombëtaren e Zvicrës.
Mesfushori nuk është i ftuari i vetëm nga Kosova me kombëtaren e Zvicrës, pasi aty janë edhe Granit Xhaka dhe Ardon Jashari.
Kujtojmë që Zvicra ndodhet në grupin G, me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.
Kupa e Botës fillon më 20 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor./Katror.info