Shazam ka një funksion të dobishëm, është i lehtë për t’u aktivizuar dhe ndihmon shumë.
Aplikacioni Shazam ua ka “lehtësuar jetën” shumë njerëzve, duke e bërë gjetjen e ndonjë kënge shumë më shpejt. Megjithatë, është ende në zhvillim, kështu që Shazam mori një përmirësim të dobishëm këto ditë.
Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga SerbiaEdhe po të bëhen bashkë Ronaldo dhe Messi, nuk mund të kalojnë pasurinë e ish-sportisti…Elinel dhe Muma vijnë me këngën e re “A je mirë”Hillary Clinton e konsideron Netanyahun si “jo të besueshëm”, thotë se ai duhet të larg…“Të vendosin ‘pistoletën’ në kokë, është sulm ndaj shëndetit mendor” – Koeman e kupton …
Deri më tani, ju nuk mund të përdorni Shazam për të gjetur një këngë që keni luajtur në kufje, ajo duhej të vinte nga “jashtë”, që aplikacioni ta “dëgjonte” dhe më pas të gjente se çfarë ishte.
Nëse keni versionin më të fundit të aplikacionit Shazam, ose nëse keni një iPhone me iOS 17.3, tani mund të gjeni një këngë që ju pëlqen dhe e keni dëgjuar kur mbani kufje.
Ja se si ta aktivizoni atë opsion.
*Për përdoruesit e iOS, duhet të shkoni te Settings > Control Center dhe më pas të shtoni Music Recognition.
* Për Android, gjithçka duhet të jetë e paravendosur, kështu që thjesht zgjidhni opsionin Tap to Shazam kur rrëshqitni nga lart ekranin. Nëse nuk e keni këtë opsion, thjesht shkoni te Shazam > Seting dhe e aktivizoni atë./Katror.info