“Komuniteti shqiptar” në Michigan i përbërë nga përfaqësues të shoqatave “Kosova” dhe “Jehona e Malësisë nënshkruan në Southfield, Michigan, marrëveshje të bashkëpunimit me kompaninë më të madhe në botë për pije freskuese Coca Cola. Marrëveshje u nënshkrua edhe me kompaninë më të madhe të pijeve freskuese për shtetin e Michigan-it – “Leonard’s Syrups”.
Në emër të Shoqatës Komuniteti Shqiptar në Michigan kontratën e nënshkroi kryetari i shoqates, z. Gjevalin Gegaj, nga kompania Coca-Cola, z. Joshua Bennett, ndërsa në emër të kompanisë Leonard’s Syrups , z. Lucas Iskra, shkruan Diaspora Shqiptare.
Me ketë marrëveshje përfitojnë pronarët e restoranteve duke blerë produktet nga këto kompani me çmimin më të ulët në treg dhe duke marr shërbimin më te mirë. E veçanta e kësaj marrëveshjeje është se një përqindje e konsiderueshme nga çmimi në fjalë do të shkojë në fondin e Shoqatës, me qëllim që të grumbullohen fondet për ndërtimin e Qendrës Kulturore Shqiptare në Michigan.
Komuniteti Shqiptar në Michigan është i regjistruar si shoqatë jofitimprurëse me status të veçantë ( 501c3) që i lejon kontribuesit zbritje taksash bazuar në kontribut.
Pjesëmarrësit në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje vlerësuan se kjo marrëveshje është arritja më e madhe në historinë e komunitetit tone në këtë shekull./Katror.info