Moti i ftohtë mund të jetë i mirë për shëndetin, edhe pse shumë njerëz nuk e dinë këtë.
Më poshtë janë disa përfitime për trupin dhe mendjen që temperaturat e ftohta mund të sjellin.
Marrim frymë më mirë – Me kusht që ajri të jetë i pastër, marrim frymë më mirë në mot të ftohtë. Prandaj, kjo periudhë është e shkëlqyer për të qëndruar në natyrë.
Truri funksionon më mirë – Është vërtetuar se njerëzit kanë më pak gjasa të marrin vendime të mëdha në temperatura të larta. Moti i nxehtë i varfëron shpejt rezervat tona të glukozës, të cilat ne i përdorim në punën e trurit.
Zvogëlon inflamacionin dhe infeksionin – nflamacioni i muskujve shpesh lehtësohet duke aplikuar akull në zonën e fryrë dhe të dhimbshme. Dhe temperaturat e ulëta të ajrit kanë të njëjtin efekt. Shumë atletë përdorin krioterapinë, domethënë terapinë me akull, që nënkupton ekspozimin ndaj temperaturave jashtëzakonisht të ulëta kur trajtojnë inflamacionin dhe lëndimet.
Të qenit jashtë në dimër rrit rezistencën tonë ndaj sëmundjeve. Kjo për shkak se numri i qelizave që luftojnë infeksionin në fakt rritet kur jemi jashtë në të ftohtë.
Kemi më shumë energji – Një shëtitje në të ftohtë do t’ju mbushë me energji dhe do të jeni energjikë për orë të tëra pasi t’i ktheheni ngrohtësisë. Megjithatë, nuk duhet të ndaleni shumë në mot të ftohtë sepse atëherë do të merrni efektin e kundërt.
Flemë më mirë – Personat që vuajnë nga pagjumësia kanë një temperaturë më të lartë trupore, ndaj gjumi në një dhomë paksa të ftohur, në një temperaturë prej 16 deri në 20 gradë Celsius, do t’i ndihmojë ata që vuajnë nga pagjumësia, si gjithë të tjerët, të flenë më mirë./Katror.info