Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin prill 2024.
Sipas këtyre statistikave, është rritur skema për përkrahje financiare familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara në prill 2024, krahasuar me prill 2023.
Në muajin prill 2024, nga skema për përkrahje financiare familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3 444, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishte 3 054 përfitues, vërehet një rritje prej 12,8%. /Katror.info
Përgatiti:
![](https://katror.info/wp-content/uploads/2024/02/Jetlira-Ademi-new-150x150.png)