Platforma e shërbimeve elektronike të qeverisë së Kosovës, e-Kosova, njoftoi ditën e Enjte lansimin e dy shërbimeve të reja të cilat do tu lehtësojnë marrjen e shërbimeve qytetarëve të Kosovës.
Bëhet fjalë për ndarjen e terminit të provimit teorik dhe praktik për patentë-shofer dhe pagesa e tarifave respektive.
Për të përfituar këto shërbime qytetarët duhet të hapin platformën e-Kosova duke u identifikuar përmes numrit personal dhe fjalëkalimit dhe më pas duke klikuar në shërbimin “Automjeti.”
Ky shërbim mund të aksesohet duke vizituar këtë lidhje: https://ekosova.rks-gov.net/Service/6.