Menaxhimi i Mbeturinave në Liban (LWM) është një strukturë për klasifikimin e mbeturinave në Bejrut që i kthen mbeturinat tuaja në para!
Ky shërbim po përpiqet të inkurajojë riciklimin duke vendosur pika “Drive Throw”, në të cilat mund të hidhni mbeturinat e riciklueshme dhe të merrni para në këmbim.
Për të marrë pjesë, thjesht mund të kaloni pranë “Drive Throw” në Sed El Bauchrieh dhe të lëshoni një qese të mbushur me çdo gjë që mund të riciklohet, si shishe uji, tapa shishe, karton, letër, etj. Njerëzit e mrekullueshëm nga LWM do të peshojnë mbeturinat tuaja dhe ju paguajnë në shkëmbim.
Ky është një koncept i mahnitshëm që mund t’i nxisë njerëzit të përfshihen në traditën e riciklimit ekologjik!/Katror.info