Shfaqja “Magjistari nga Ozi” shumë shpejt do të interpretohet para fëmijëve të Gjakovës, në teatrin e qytetit “Hadi Shehu”
“‘Magjistari nga Ozi’ është një shfaqje e mahnitshme e bazuar në historinë e famshme të “Wizard of Oz” nga autori L. Frank Baum.
Dramatizimin dhe adaptimin për teatrin e qytetit tonë e ka bërë Butrint Pasha icili është edhe regjisori i kësaj shfaqje.
Me performancë të mrekullueshme dhe efekte tërheqëse, kjo shfaqje do të ju bëjë të qeshni, të mallëngjeheni dhe të ëndërroni së bashku me personazhet tuaj të preferuar”, thuhet në njoftimin e teatrit “Hadi Shehu”.
Kjo shfaqje do t’i dedikohet aventurierëve të vegjël, të cilët janë të mirëseardhur në këtë udhëtim magjik, ku do t’u ofrohet një botë plotë me ëndrra të bukura dhe gëzime të pafundme./Katror.info