Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të jepet premiera e shfaqjes teatrale e cila i dedikohet grave.
Sipas një njoftimi “Gratë” është tema e shfaqjes së re e cila do të ketë premierën në fund të muajit dhjetor.
Protagoniste është edhe regjisorja polako-britaneze, Nastazja Domaradzka, aktoret e Trupes Rezidente të TKK-së.
Shfaqja është shkruar nën përkujdesjen e Doruntina Bashes nga dramaturget e reja Agnesa Mehanolli, Brikena Sopi dhe Ulpianë Maloku, shkruan Shqip News.
Ajo do të mbahet në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar.
Shfaqja është e punuar totalisht nga gratë dhe e bazuar në ngjarje të vërteta të grave lidere të Kosovës./Katror.info