Black Friday osht’ dita e shoppingut që krejt e presin për m’i bo blerjet e vitit. Po për me lexu lajme të mira, inspiruese e me përmirësu disponimin tond, ti s’ki nevojë me pritë nji vjet. Ti mundesh me lexu te na, n’Katror, ku secila përmbajtje osht’ e krijume për me të relaksu ty.
E dimë qysh osht’ me lexu gjithë ditën negatvitet, politikë e ngjarje t’pakandshme, ama ti mundesh me e thy këtë shprehi, e cila edhe shkenctarisht osht’ e vërtetume se ndikon negativisht në mirëqenien tonë ditore duke iu ekspozu lajmeve “heavy”.
Po cilat produkte i ofrojmë ne për këtë Black Friday?
Te ne s’ka zbritje, se edhe ashtu lajmet i kemi pa pare :). Po çka mundesh me lexu te ne janë kryesisht lajme pozitive nga fusha e kulturës, muzikës, artit, shkencës, sportit, udhëtimeve e kurioziteteve vendore e botërore.
Nëse je tu u ni i shkëputun nga lajmet pozitive që ndodhin në vendin tonë, rajon dhe botë, e i mbingarkum nga ato negative, mos u anko mo. Tashmë e ki nji adresë.
Ndërsa për këtë Black Friday, redaksia katror.info ty edhe gjithkujt që na lexon i premton se kemi me vazhdu me publiku lajme që ta ndreqin ditën; storie kreative, lëvizje inspiruese, shqiptarë të suksesshëm dhe gjëra të mëdha që ndodhin ngat teje, në vendin tënd të vogël.
Ti munesh me u bo pjesë e jona jo veq t’u na lexu po edhe duke e nda rrëfimin tënd të suksesshëm, familjarëve dhe miqve tuaj t’u na shkrujt’ në [email protected]
Na sot e dimë që storiet e videot tona kan’ me inspiru secilin prej juve me bo gjana të mira, me u mush me energji t’mirë të cilën e transmetoni te njer’zit tuaj të dashtun e shoqninë tande!
Hiqe shprehinë e lajmeve të k’qija. Bone follow nga sot Katrorin e lajmeve të mira, Katrorin e lumturisë!
E ardhmja është e ndritshme!