Shitet një Land Rover me një histori unike – është drejtuar nga Mbretëresha Elizabeth II e Anglisë.
Është një model që Special Vehicle Operations është projektuar posaçërisht për Mbretëreshën, dhe megjithëse është i vitit 2004, ka modifikime që nuk do t’i prisnit në një Land Rover standard, shkruan Katror.info.
Kështu, çdo derë e pasme ka dy çelësa të dritareve në mënyrë që udhëtari t’i kontrollojë ato pa lëvizur. Gjithashtu, ka dorëza që e bëjnë më të lehtë hyrjen dhe daljen e udhëtarëve nga makina.
Makina është e lyer në ngjyrën e gjelbër Epsom, ndërsa pjesa e brendshme është në nuancën “Sand Hide”, ndërsa ulëset janë të mbrojtura me tapiceri dhe bagazhi është i modifikuar për qen, kështu që ndahet nga pjesa e përparme me kafaz.
Makina është regjistruar për herë të parë në vitin 2004 në Britaninë e Madhe, është servisuar rregullisht dhe hera e fundit ka qenë në korrik. Ka kaluar rreth 180 mijë kilometra dhe fuqizohet nga një motor 4.4 litërsh që mjafton për një fuqi prej 282 kuaj fuqi.
Makina do të dalë në ankand nga data 11 nëntor. /Katror.info