Venera, planeti i zjarrtë, nuk është i nxehtë kur bëhet vetëm fjalë për temperaturat mbretëruese në këtë planet. Është gjithashtu një temë aktuale dhe e nxehtë për të studiuar mundësinë që kjo botë e mbështjellë me re mund të jetë një strehë për jetën në lartësi të mëdha mbidetare.
Kjo perspektivë po nxit misionin e parë privat në Venerë, i cili synon të zbulojë shenjat e jetës në retë e saj, duke u përpjekur të zbulojë prova të kimisë organike. Nisja e misionit është planifikuar për në janar 2025 me ndihmën e një mjeti lëshues nga Rocket Lab Electron, një sipërmarrës në ofrimin e shërbimeve të lëshimit.
Sara Seager, profesore e shkencave planetare në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT), është hetuesja kryesore e Gjetësit të Jetës në Venerë, misioni i parë në misionet e planifikuara në yllin e mëngjesit. Vitin e kaluar, Seager dhe kolegët publikuan një punim kërkimor me titullin sfidues: “Stabiliteti i bazave të acidit nukleik në acidin sulfurik të përqendruar: Implikimet për banueshmërinë e reve të Venerës”. Punimi u shfaq në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS), një revistë e rishikuar nga kolegët e Akademisë Kombëtare të Shkencave.
“Ne po përpiqemi të eksplorojmë mundësinë që pikat e acidit sulfurik mund të mbështesin biokiminë, jo biokiminë tonë, por një biokimi të ndryshme,” tha Seager për Space.com. “Ne kemi shumë eksperimente laboratorike në zhvillim e sipër dhe disa janë duke u realizuar.”
Siç tregohet në studim, retë e Venerës përbëhen nga acid sulfurik i përqendruar. Është një kimikat i keq, i rrezikshëm, agresiv që shkatërron shumicën e biokimikateve në Tokë dhe konsiderohet i rrezikshëm për jetën e çdo specieje. Por Seager dhe partnerët e saj hulumtues zbuluan se molekulat kryesore të nevojshme për jetën (acidet nukleike) janë të qëndrueshme në acidin sulfurik të përqendruar, duke avancuar idenë se mjedisi atmosferik i Venerës mund të mbështesë kimikatet komplekse të nevojshme për jetën.
“Ne nuk e dimë nëse shfaqja e jetës në acidin sulfurik të përqendruar është e mundur, por një mundësi e tillë nuk mund të përjashtohet apriori. Jeta mund të përdorë acidin sulfurik të koncentruar si tretës në vend të ujit dhe mund të jetë formuar në pikat e reve në lëngun e acidit të koncentruar sulfurik”, shpjegohet në studim.
“Gjetjet tona tregojnë se kimia organike komplekse, duke përfshirë acidet nukleike të ADN-së, mund të jetë e qëndrueshme në acidin sulfurik të përqendruar”, theksojnë studiuesit dhe inkurajojnë hartimin e misioneve që hetojnë drejtpërdrejt grimcat e reve për praninë e materialit organik. “Në fund të fundit, mund të jetë e nevojshme të kthehen mostrat nga atmosfera e Venerës, për të identifikuar me vendosmëri jetën, nëse ajo ekziston”, shpjegojnë ata. /Katror.info