Kontrabasisti nga Kosova, Shkodran Osmanaj, së fundmi i është bashkuar Filarmonisë të Shtutgartit.
Si rezultat i audicionit të suksesshëm javë më parë, Osmanaj u vlerësua maksimalisht nga juria, duke u bërë kështu pjesë e një prej orkestrave më me zë në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Shkodran Osmanaj, nga Prishtina, i cili rrjedh nga një familje muzikantësh, është në përfundim të nivelit Master në Fakultetin e Arteve në Bernë.
Ai gjatë studimeve të tij ka qenë mjaft aktiv në koncerte të ndryshme anembanë Evropës.
Në audicionin e mbajtur pak kohë më parë për një instrumentist të Kontrabassit në Orkestrën Simfonike të Bernës, sipas jurisë, Shkodrani ishte bindshëm më i mirë se 8 kandidatët e tjerë, duke fituar kështu një vend në këtë orkestër.
Ai po ashtu, që nga viti 2012 është anëtar edhe i Filarmonisë së Kosovs, ku angazhohet në raste të caktuara.
Më parë ka qenë edhe anëtar i orkestrave rinore, si ajo italiane, shqiptare dhe Mediterane. /Katror.info