katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Osmani në takimin me kryeministrin japonez Ishiba përmend rëndësinë e heqjes së vizave për shtetasit të Kosovës
    41 minutes ago
    MPJD me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës në Izrael
    4 hours ago
    A do të lejohen tifozët shqiptarë në ndeshjen Serbi – Shqipëri?
    4 hours ago
    Nuk ka konstituim të Kuvendit as në përpjekjen e 31-të
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kryeqyteti ndau 96 bursa për studentët e dalluar
    2 hours ago
    Jepi kuptim të ri pasdites të së premtes – Bashkohu me ‘Social Friday’
    2 hours ago
    Kosova me tre yje në Kampionatin Botëror të Xhudos në Budapest
    4 hours ago
    QKK sjell në qendër animacionin kosovar në Festivalin e Annecy
    5 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë
    5 hours ago
    Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
    7 hours ago
    Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
    15 hours ago
    Ekspozita “Testament”, sonte në Muzeun e Mitrovicës
    23 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    2 days ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    4 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    1 hour ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    1 day ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    2 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Shkollat për paqe në Kosovë dhe Irlandën Veriore
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Shkollat për paqe në Kosovë dhe Irlandën Veriore

Last updated: 29/12/2024 8:39 AM
123 Shikime
Shpërndaje
Foto ilustruese

Nga Majlinda JASHARI dhe Fiona BLAIR

A mundet modeli i arsimit të integruar të funksionojë ndonjëherë në ambientin e pas-konfliktit në Kosovë?

Dean Sterling Jones u rrit në Parkside, një komunitet i vogël i segreguar në veri të Belfastit:

Mundesh me e lexu edhe…

Gjiganti turk synon transferimin e Neymarit

“Parku ynë lokal Alexandra Park ishtë një simbol i madh i ndarjes – praktikisht ishte i ndarë në dy pjesë nga një mur”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Hyrja me porta, Alexandra Park, Belfast, Irlanda e Veriut. © Allan LEONARD @MrUlster

“Dhuna sektariane ndodhte shumë shpesh gjatë fëmijërisë sime.

“Intensiteti i dhunës ishte i tmerrshëm; në një natë trazirash, u gjujtën mbi 130 bomba gazi, sikurse edhe bomba acidike, fishekzjarre, tulla dhe shishe.

“Një makinë e blinduar e policisë u shkatërrua, 6 vetura u vodhën dhe u dogjën, dhe 48 oficerë policie u lënduan .Shumë prej kësaj ndodhi në rrugën e lagjes sonë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, edhe në kohën sa vazhdonin trazirat, Dean që nga mosha 11 vjeçare dhe pastaj nga vitet 2000-2007 shkoi në një shkollë që qëllimisht i solli bashkë nxënësit katolikë dhe protestantë.

Origjina e arsimit të integruar në Irlandën Veriore

Kur Irlanda Veriore u krijua në vitin 1921, vazhdoi me sistemin e “Shkollave Kombëtare”, që ishin model anglez i edukimit. Kisha Katolike kontrollonte sistemin e ndarë të shkollave. Edhe pse kurrikulat hynë në fuqi, kishte ende ndarje ndërmjet shkollave të bazuara në degët e Krishtërimit (katolike/protestante), dhe identiteve të tyre kombëtare (irlandeze/britanike).

Lëvizja drejt krijimit të shkollave që sillte bashkë fëmijët katolikë dhe protestantë nisi në vitet e 70-ta. Një numër i vogël i prindërve donin të kishin mundësinë që t’i dërgonin fëmijët e tyre në shkollat më të mira, pavarësisht fesë. Kur ata e bënë këtë, thanë se kishin përvojë të mirë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mësuesit ishin mirëkuptues, dhe fëmijët nuk u ballafaquan me bullizim, edhe kur ishin pakicë në një shkollë. Por, kishte problem. Nëse prindërit katolikë dërgonin fëmijët e tyre në shkollë protestante, atëherë fëmijët e tyre humbnin nga faza vendimtare të të bërit pjesëtar i plotë i Kishës Katolike.

Ideja e shkollave të integruara lindi pikërisht për ta zbutur këtë barrierë, me përpjekjen që të dyja kishat të mund të bashkëpunonin në nivel organizativ, në mënyrë që fëmijët e të dyja palëve të ishin të mirëseardhur në numra të njëjtë.

Lëvizja u quajt ‘Të gjithë fëmijët bashkë”. Kjo nismë me sukses ndërtoi ura ndërmjet mësuesve, liderëve të kishave, dhe zyrtarëve qeveritarë që çoi në krijimin e një shkolle të re, Lagan College — shkolla e parë e integruar për fëmijët nga mosha 11 deri 18, në vitin 1981, në jug të Belfastit.

Hazelwood Integrated College u hap më pas në vitin 1985 me vetëm 17 nxënës, edhe kjo një nismë që ndodhi me financimin e prindërve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Eileen CHAN-HU (CRAIC NI). Konferenca: Arsimi: Ne të gjithë kemi një rol për të luajtur. Fondi i Integruar i Arsimit. Riddel Hall, Queen’s University Belfast, Belfast, Irlanda Veriore. © Allan LEONARD @MrUlster

Arsimi në Irlandën Veriore sot

Sot në gjithë Irlandën Veriore ka 71 shkolla të integruara që nga çerdhet, shkollat fillore (moshat 4-11), si dhe shkollat e mesme (moshat 11-18).

Një shkollë e integruar është e definuar me ligj: proporcioni duhet të jetë 40 % protestante, 40 % katolikë dhe 20 % të tjerë, dhe gjithashtu duhet të ketë një miks socio-ekonomik të nxënësve. Reth 8 % e nxënësve në Irlandën Veriore ndjekin shkollat e integruara.

Por, si kanë kontribuar shkollat e integruara në paqe?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Peter Thompson është zv/drejtor i Hazelwood Integrated College, që tani ka mbi 1000 nxënës dhe e feston 40 vjetorin në vitin 2025. Thompson thotë:

“Shkolla është në një zonë që është kombinim i identiteve kombëtare e religjioze.

“Është një nga pjesët më të segreguara në Irlandën Veriore, dhe ndër zonat që ka pësuar më së shumti në kuptim të jetëve të humbura gjatë Trazirave. Nxënësit tanë vijnë nga disa prej zonave më të varfëra në Mbretërinë e Bashkuar.

‘“Ne ballafaqohemi me shumë sfida socio-ekonomike si dhe çështje të sektarzmit dhe racizmit”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, shkolla që ka një pëllumb si simbol, ka më shumë aplikime sesa që mund të akomodojë nxënës.

Në fakt Thompson thotë se kjo është shkolla më e mbipopullar në Belfast.

“Mësuesit dhe stafi zgjohen çdo mëngjes me besimin se ata mund të bëjnë diferencën sa i përket ndërtimit të paqes. Ne u themi nxënësve tanë: ‘Ju jeni një nxënës i integruar gjithë jetën”.

SharedFutureNews-AGK_AJK-Kosovo-NI-Article-Education-Dean-Sterling-JONES.jpg?resize=640%2C480&ssl=1

Dekani Sterling JONES. Foto e përdorur me leje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dekani Sterling Jones kujton një rast kur një mësues kishte arritur të ulte tensionet gjatë një ore mësimore:

“Motra ime, në atë kohë, vetëm 8 vjeçare, u godit me tullë në ballë derisa po shkonte në dyqan me nënën time.

“Sulmuesi ishte në atë kohë tinejxher, dhe jetonte në anën tjetër të gardhit.

“Ky incident traumatik la shenjë tek motria ime, e cila ende edhe sot vuan nga pasojat post-traumatike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Muaj më vonë, i dyshuari për sulmin vdiq kur një bombë tubi i shpërtheu në dorë, derisa po tenonte ta hidhte gjatë trazirave.

“Në ditën në vazhdim, disa prej shokëve të mi që e kishin njohur ishin të shqetësuar.

“Në mërzinë e tyre, ata thanë se si ai u hodh drejt një bombe në përpjekje për të shpëtuar njerëzit e tij.

“Mësuesi ynë i dramës e identifikoi kompleksitetin emocional dhe organizoi një terapi grupore, duke krijuar hapësirë për të diskutuar dhe procesuar këto ndjenja konfliktuoze”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për shumë vjet tani, Hazelwood Integrated College nuk ka shënuar asnjë incident sektarian mes nxënësve. Por, kjo nuk do të thotë që puna është kryer. Për Thompson, është vetë esenca e shkollës së integruar që është e rëndësishme, nga organizimi i Ditës “Thuaje Paqen Tënde”, ku nxënësit sjellin diçka nga shtëpia që përfaqëson identitetin e tyre dhe dëgjojnë historitë e familjeve të njëri-tjetrit, deri tek tubimet për sektarizmin, racizmin, përfshirjen LGBTQ+ dhe tolerancën.

Modeli i shkollave të integruara në Kosovë?

Aktualsiht, shkollat me shumicë serbe operojnë me kurrikulë të sistemit arismor të Serbisë, kurse shkollat e shumicës shqiptare operojnë në kuadër të Ministrisë së Arsimit të Kosovës. Ato mësojnë në gjuhë të ndryshme.

Profesori serb, M.S. (që dëshiron ta mbajë privat identitetin e vet), thotë se derisa sitemi dual u mundëson komuniteteve të ruajnë identitetin e tyre kulturor dhe gjuhësor, kjo e kufizon mundësinë për të ndërvepruar dhe kuptuar njëri tjetrin, mes nxënësve shqiptarë dhe serbë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Besoj se diversiteti do të ishte aset i jashtëzakonshëm në arsim.

“Duke sjellur bashkë nxënës serbë dhe shqiptarë, ne mund të krijojmë një përvojë mësimi që çon në respektimin e të dyja kulturave.

“Edhe pse mund të ketë sfida në fillim për shkak të perceptimeve aktuale, mendoj se me qasjen e duhur dhe mbështetjen e të dyja komuniteteve, ne mund të ndërtojmë besim dhe gradualsiht të ecim drejt një përvoje të arsimit të unifikuar”.

Profesori serb thotë se shumica e mësuesve e njohin vlerën e bashkëpunimit dhe e kuptojnë që kanë përgjegjësi të përgatisin nxënësit për një botë më të ndërlidhur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mendimin e njëjtë e ndanë edhe profesori shqiptar, Dekan në Fakultetin e Gjeoshkencës në Mitrovicë, Festim Kutllovci:

“Një qasje e përbashkët nga të dyja komunitetet do të ishte shembull i fuqishëm për nxënësit dhe do të na ndihmonte t’i ngushtojmë dallimet”.

Festim KUTLLOVCI. Foto e përdorur me leje.

Ai beson se segregimi aktual është një nga pengesat kryesore për ndërtimin e një shoqërie funksionale e shumëentike në Kosovë, dhe se kjo është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshem, të Serbisë për të kontrolluar dhe politizuar arsimin, në vend që ta inkurajojë integrimin. Kutllovci beson se rruga përpara sa i përket integrimit është shumë e qartë:

  • Harmonizimi i kurrikulës dhe standardeve të arsimit ndërmjet instituciuoneve të shumicës shqiptare dhe pakicës serbe, e bazuar në një sistem të përbashkët që promovon vlerat e gjithëpërfshirjes dhe tolerancës
  • Trajnimi i mësuesve dhe profesorëve për të zhvilluar qasje që janë të ndjeshme sa i përket diversitetit
  • Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta në sport dhe kulturë
  • Zbatimi i politikave të arsimit gjithëpërfshirës nga autoritetet e Kosovës, me përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar

Arsimi i përbashkët – si model alternativ

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dallimi në gjuhë dhe kurrikulë në Kosovë është një pengesë serioze për integrim, Por, në Irlandën Veriore së fundi kemi parë një model të arsimimit të përbashkët që mund të shërbejë si shumë praktik në Kosovë.

Sipas këtij modeli, shkollat e ruajnë indentietin e tyre origjinal, por duhet të marrin pjesë në një përqindje të mësimeve të përbashkëta brenda kurrikulës që përfshin nxënësit nga shkollat bashkëpunuese, që mësojnë së bashku. Me këtë lloj arsimimi, progresi drejt qëllimit nuk matet me numrin e shkollave të reja që krijohen, por me përqindjen e orarit të mësimit që është ndarë mes shkollave katolike dhe protestante, në orët e përziera të mësimit. Mbi 800 shkolla të të gjitha moshave janë të angazhuara në këtë model, edhe pse një numër më i vogël i tyre 371, janë të klasifikuara të kenë arritur proporcionin ideal të mësimeve të përbashkëta sa i përket orëve të organziuara (të parapara me ligjin në fuqi).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këto projekte drejtohen nga edukatorët, prindërit, dhe vendimmarësit që janë të interesuar për paqen. Për shembull, shkollat mund të ndajnë lokacione të kualitetit të lartë për gjysmën e çmimit. Dhe, lëndët më pak popullore (si matematika dhe gjuhët), mund të vazhdohen, sepse ka një kombinim mësuesish që mund t’i mbulojnë ato fusha. Fillimsiht, modeli është më i shtrenjtë, për shkak të bartjes së nxënësve ndërmjet kampuseve; përkrahja financiare ndërkombëtare ka ndihmuar në faturën e trasnportit. Teksa rritej përqindja e mësimeve të përbashkëta, Departamenti i Edukimit promovoi dhe gjeti financim për “kampuset e përbashkëta”.

Dy nga shembujt më të suksesshëm sot janë Limavady dhe Ballycastle, ku udhëheqësit e shkollave janë treguar shumë të gatshëm dhe në gjendje të bashkëpunojnë. Kur Hillary Clinton e vizitoi kampusin e përbashkët të shkollave Limavady (St Marys dhe Limavady High), në vitin 2021, ajo e përshkroi modelin si “mur kundër sektarizmit”.

Në Kosovë, disa nxënës besojnë në arsimin e përbashkët, dhe përkundër dallimeve në kurrikulë dhe në gjuhë, ata shohin hapa të vegjël drejt këtij qëllimi nëpërmjet organizimit të ngjarjeve të përbashkëta kulturore dhe sportive. (Të dy të intervistuarit kërkuan që detajet e tyre të mbesnin private).

Nxënësi serb M.A., tha se rrethanat për arsim të përbashkët duhet të gjinden dhe krijohen, në vend të mbajtjes së ndarjeve mes komuniteteve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është e rëndësishme për ne si komunitet pakicë në Kosovë që ta ruajmë gjuhën dhe identitetin tonë kulturor, por unë besoj se mund ta bëjmë këtë në një ambient integrues gjithashtu”

Nxënësi shqiptar Y.S., mendon se nxënësit shqiptarë që janë shumicë, do të kuptonin dhe do të ishin të gatshëm të bashkëpunojnë me pakicën serbe.

“Besoj se problemi kryesor është në Ministrinë e Arsimit dhe liderët e arsimit, dhe jo nxënësit”.

Ai thotë se ka raporte të mira me nxënës nga komunitete tjera.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kam miq nga komunitetet të ndryshme, dhe kemi komunikim shumë të mirë. Para ca kohësh , unë bashkëpunova me disa nxënës serbë për të krijuar një mural. Bashkëpunimi me ta ishte i shkëlqyeshëm”.

Për njerëzit që e promovojnë sistemin e shkollave të integruara në Irlandën Veriore, modeli i përbashkët nuk është perfekt. Kjo, sepse e pranon dhe bën fakt ndarjen në shoqëri, duke lënë pak hapësirë për fleksibilitet dhe diversitet, bazuar në parimet kryesore të shkollës.

Për shembull, Peter Thompson aktualisht po kërkon leje për ndryshimin e modelit 40:40:20 (Protestantë/Katolikë/Të Tjerë) në 35:35:30 për ta pasqyruar diversitetin në rritje të popullatës së Irlandës Veriore. Hazelwood ka 14 nacionalitete të ndryshme në klasat e grupmoshës 11- 12 vjeç.

Politikat e zhvillimit nga poshtë lart kundër asaj nga lart poshtë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Qeveria e Irlandës Veriore është e përkushtuar nëpërmjet legjislacionit për të mbështetur dhe promovuar të dyja modelet, si shkollat e integruara ashtu edhe ato me mësim të përbashkët.

Dallimi mes tyre mund të shihet pasi që ka shkolla (sikurse edhe udhëheqësit e tyre, mësuesit, prindërit) që preferojnë bashkëpunimin mes vete, dhe të tjera që kërkojnë të kombinojnë prapavija të ndryshme në një ambient të vetëm, me parimin e integrimit.

Sipas një raporti të fundit të vitit 2023, këtë vit kishte 629 shkolla dhe 69,217 nxënës që morën pjesë në sistemin e arsimit të përbashkët në Irlandën Veriore, kurse 27,675 nxënës ishin pjesë e 71 shkollave të integruara.

Politikisht, edhe pse shumica e njerëzve japin përkrahje eksplicite për modelin e shkollave të integruara (nuk ka matje për modelin e shkollave të përbashkëta), partia më e madhe britanike unioniste, DUP ka preferencë për sistemin e shkollave të përbashkëta. DUP e ka udhëhequr Ministrinë e Arsimit disa herë, dhe ka raportuar për zhvillimin e arsimit të përbashkët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërkohë, partia politike inter-etnike Alliance Party për një kohë të gjatë ka treguar preferencën për një sitem shkollimi të integruar.

Në Kosovë, nuk kemi marrë një përgjigje nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kur i kemi kontaktuar për këtë temë.

Por, nëse ka një mësim që mund të merret nga Irlanda Veriore, është se puna e përbashkët e prindërve me mësues mundet dhe duhet të çojë tek ndryshimi.,

Kjo sepse ata që zbatojnë të dyja modelet në Irlandën Veriore na kanë thënë se ansjëri prej tyre nuk mund të imponohet nëse këtë nuk e duan komunitetet. Përkundrazi, ato janë të suksesshme vetëm për shkak të përkrahjes që vjen nga vetë këto komunitete.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Duke reflektuar në kohën e tij në një shkollë të integruar, Dean, tani gazetar i pavarur investigative, thotë:

“Derisa Hazelwood Integrated College ishte larg të qenurit perfekt…kontrasti ndërmjet një atmosfere të tensionuar dhe bashkëjetesës paqësore është shumë i madh, dhe ka treguar potencionalin për integrim edhe kur ka ndarje kaq të mëdha

“Koha ime në Hazelwood më ka ndihmuar të kuptojë rëndësinë e komunitetit dhe pajtimin, duke e bërë arsimin si një urë të rëndësishme që largon ndarjet.

“Duke parë përpara, besoj se mund të bëjmë më shumë progres me shkolla krejtësisht të integruara sekulare, që mirëpresin të gjithë njerëzit me çdo lloj prejardhje, jo vetëm ata me prapavijë të besimit të krishterë”.

Ky artikull është pjesë e serisë në bashkëautorësi nga Kosova e Irlanda Veriore të gazetarëve që ishin pjesë e projektit për gazetarinë e paqes, inicuar dhe organizuar nga Asociaiconi i Gazetarëve të Kosovës, në partneritet me Shard Future News, dhe financimin e Ambasadës Britanike në Prishtinë. Faktet e prezantuara dhe pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe janë të pavarura nga secili donacion.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:Irlanda e VeriutKosovaLajme te mirashkollat per paqetop1tophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Si lëvizën çmimet e ushqimeve në BE më 2024?
Artikulli i ardhshëm Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Kryeqyteti ndau 96 bursa për studentët e dalluar

15 Shikime
Lajme të mira

Jepi kuptim të ri pasdites të së premtes – Bashkohu me ‘Social Friday’

10 Shikime
Lajme të miraSporti n'Katror

Kosova me tre yje në Kampionatin Botëror të Xhudos në Budapest

11 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?