E diela e 18 shtatorit me ndryshe në Prishtinë. Street Party Prishtina në edicionin e tretë solli emrat CHUS, M.I.M, LabSadiku, D Master, Kronz, Mr Cool, Kejdi Barbullushi Trio, të cilët performuan në Street Party Prishtina afër lokacionit të quajtur ‘te Kafet e Vogla’ (rruga Fehmi Agani) nga ora 13:00 deri 23:00.
Si çdo vit, Street Party Prishtina e ktheu energjinë dhe gjallninë rrugëve me shumë muzikë, shoq’ni e dashni për kryeqytetin!
Street Party Prishtina, nuk është veç një ndejë – është event urban e cila bon bashkë qytetarët, artistat, muzikë-dashësit, inovatorët dhe të gjithë ata që kanë qejf me e pa Prishtinën t’gjallë e t’lumtun!
Për 10 orë pa ndalë, Street Party Prishtina ofroi muzikën më të mirë House, Hip-Hop, Jazz, nga artistë vendor, rajonal dhe ndërkombëtar! E nën tingujt e muzikës, të gjithë të pranishmit mundën me shiju aktivitete artistike dhe inovatore.
Ky event u organizua nga NEXT LEVEL Events Entertainment, nën patronatin e Komunës së Prishtinës, dhe u përkrah nga lokalet e Kafeve të Vogla.
Përgatiti:
