Shpallen nominimet për “Bafta Film Awards”, eventi më i shquar britanik në kalendarin e sezonit të çmimeve dhe një pararendës i çmimeve “Oscar”. Kët vit kryeson “All Quiet on the western Front” i Netflix me 14 nominime, ndërsa komedia-dramë “The Banshees of Inisherin” e ndjek nga pas me 10, bashkë me “Everything Everywhere All At Once”, ndërsa “Elvis” me nëntë nominime, shkruan BBC.
Mandy Walker është nominuar për “Filmin më të mire” për punën e saj në “Elvis”. Nëse fiton, do të bëhet femra e parë që vlerësohet në këtë kategori.
Ndryshe nga ajo që ndodhi në “Golden Globes”, votuesit e Bafta-s nuk i kanë dhënë vlerësime filmit autobiografik të Steven Spielberg për fëmijërinë e tij, “The Fabelmans”. Ai ka vetëm një nominim për skenarin më të mirë origjinal, për Spielberg dhe Tony Kushner.