Kur ke një objektiv, vullnet dhe forcë psikologjike e fizike të jashtëzakonshme, siç e kishte Eva prej dy vitesh, mund t’ia dalësh. Vitin e shkuar, siç u përcoll në media, rrugëtimi i saj me not nga Italia drejt Vlorës nuk mund të përfundonte, por këtë gusht, emri i saj u lidh përjetësisht me gjirin e Vlorës. Pas përfundimit të udhëtimit, Eva nuk ka mundur të flasë dhe do duhen ende pak ditë për rekuperimin e plotë të saj, por deri atëherë, deri sa të kemi dëshminë e Evës për këtë përvojë unike, po sjellim fjalët e shoqëruesve të saj, Sherif Dyrmishaj dhe Viktor Koçaj.
“Kishtë probleme në disa momente, nuk mund të fliste, komunikomin me një tabelë për ato që donte apo ato që duhet të bënte. U nisëm nga San Focca ne Itali dhe mbërritëm midis Gjirit të Gramës dhe Gjirit të Varkave. Nuk ka shfaqur probleme, përveç lodhjes fizike në momentet e rrymave, por ajo është një përbindësh,e pakrahasueshme! E ndoqëm në çdo moment të rrugëtimit!
Eva hyri në historinë e detit në mënyrën më fisnike,duke sakrifikuar veten e saj! Kalimi i Kanalit të Otrantos, e bëri emrin e Evës të përjetshëm në brigjet tona”- tregojne shoqeruesit e saj nga Vlora./Katror.info