Xhudisti i Kosovës, bursist olimpik, Shpat Zekaj, ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane të xhudos, e zhvilluar në Shkup.
Zekaj ka shënuar pesë fitore deri në kategorinë -100 kg.
Ky është suksesi i tij i dytë brenda vetëm një jave, pas medaljes së artë në Kampionatin Ballkanik.
Ekipin e xhudos të Kosovës Zekaj e udhëhoqi ndihmëstrajnerja dhe kampionia olimpike, Nora Gjakova, duke i dhënë mbështetje strategjike gjatë garave.
Trajneri i xhudos, Driton Kukaj, e ka komentuar performancën e Zekajt.
“Plot pesë fitore e një humbje në një performancë premtuese për Normë Olimpike 2028. Për medalje mposhti Italianin Bergamelli në një luftë shumë të fortë. Shpati u rikthye pas një kohe të gjatë e një lëndimi serioz, por këto dy javë flasin për kthimin e tij dhe potencialin e madh që ka për medalje Elitare”, ka thënë ai./RTKlive/Katror.info