katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
    9 hours ago
    Osmani takon ndihmëssekretarin e Shtetit: Kosova e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-në
    9 hours ago
    Bluesky sjell njoftime më inteligjente dhe të personalizuara
    10 hours ago
    PE-ja konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
    9 hours ago
    “Newborn Kosova” rikthen atmosferën festive në Deçan – 180 artistë, një skenë shumëngjyrëshe
    11 hours ago
    Afati për aplikim në master në UP zgjatet deri më 12 korrik
    14 hours ago
    “Prishtina elektronike” – kryeqyteti shndërrohet në qendër të E-sports për 5 ditët e ardhshme
    15 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
    9 hours ago
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
    9 hours ago
    Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën?
    9 hours ago
    Testi i fundit për Dembele, sulmuesi francez drejt “Topit të Artë”!
    10 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    4 days ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    13 hours ago
    Përfitimet kryesore shëndetësore të avokados!
    15 hours ago
    Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë
    1 day ago
    E vërteta rreth konsumimit të matcha çdo ditë dhe efektet e saj në trupin tuaj!
    1 day ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    13 hours ago
    Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…
    14 hours ago
    Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!
    15 hours ago
    Britania bëhet gati për ekspozitën më të madhe të Henry Moore
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Shpikjet e lashta greke të cilat përdoren edhe sot
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

Shpikjet e lashta greke të cilat përdoren edhe sot

Last updated: 26/10/2022 8:42 PM
529 Shikime
Shpërndaje
FOTO: Paolina27/Wikimedia Commons

Megjithëse disa mund të mos e dinë, shumë shpikje të lashta greke të krijuara shekuj më parë edhe sot e asaj dite luajnë një rol të rëndësishëm në shoqërinë e sotme. Përveç koncepteve thelbësore teorike si filozofia dhe demokracia, ndër të tjera, grekët e lashtë kontribuan në shumë shpikje mekanike në botë që janë ende thelbësore për jetën tonë.

Contents
Ora me zile dhe odometriNgrohja qendrore dhe termometriHartat dhe levatDyert automatike dhe makinat shitëseVinçi dhe çimentoÇadratKompjuteri i parë në botëGrekët e lashtë në krye të shkencës dhe teknologjisë

Këto pajisje variojnë nga objektet më të thjeshta si çadrat, deri te mekanizmat më kompleksë teknologjikë, si kompjuterët. Në të kohën e tashme, ne i përdorim ato pa menduar. Sidoqoftë, në atë kohë ata ishin absolutisht revolucionarë. Këtu është një listë e disa prej objekteve që ndryshuan mënyrën se si njerëzit jetonin në të kaluarën, si dhe në të tashmen.

Ora me zile dhe odometri

Shpikja e parë greke e lashtë në listë që është ende në përdorim është ora me zile. Ajo u krijua në Greqinë e lashtë nga Ctesibus, një inxhinier dhe shpikës helenë.

Mundesh me e lexu edhe…

Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë

Për zhgënjimin e të gjithë atyre që duan të flenë më gjatë, Ctesibus zhvilloi me zgjuarsi një sistem të përpunuar të hedhjes së guralecave në një gong me qëllim që të krijonte tingull. Tingulli ishte paraparë të krijohej në intervale të caktuara kohore që mund të përdoreshin për të zgjuar njerëzit nga gjumi ose thjesht për t’u kujtuar atyre ngjarje të rëndësishme gjatë ditës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Odometri është një tjetër shpikje greke. Mjeti mat distancën e përshkuar nga një automjet. Megjithatë, ajo u shpik dhe u përdor gjithashtu edhe në Greqi. Megjithatë, ka një debat të madh në lidhje me atë  se cili grek nga Antika i është përgjegjës për këtë shpikje.

FOTO: Wikimedia Commons

Disa thonë se ishte Heroni i Aleksandrisë, një nga shpikësit më frytdhënës  të antikitetit, që krijoi odometrin. Megjithatë, të tjerë pretendojnë se ishte Arkimedi ai që ndërtoi i pari mjetin tepër të dobishëm. Pavarësisht mungesës së qartësisë rreth identitetit të krijuesit të tij, odometri ndihmoi qytetërimin e lashtë grek si për shembull në ndërtimin e rrugëve.

Kjo u mundësoi atyre të lidhnin qytetet në skajet e botës së madhe greke me një rrjet të ndërlikuar rrugësh, duke rritur tregtinë. Kjo, nga ana tjetër, krijoi një ndërlidhje të rëndësishme në të gjithë botën antike.

Ngrohja qendrore dhe termometri

Grekët e lashtë krijuan gjithashtu edhe ngrohjen qendrore dhe termometrin, shpikje këto pa të cilat njeriu nuk do të mund të jetonte në ditët e sotme. Sipas zbulimeve arkeologjike në një lokacion të lashtë antik në Turqi, Tempulli i Efesit mbahej ngrohej në antikitet duke përdorur kanalet e tymit nën dyshemenë e tij, për të qarkulluar nxehtësinë nga zjarret që digjeshin nën kompleksin e përhapur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO:  Benh LIEU SONG /Wikimedia Commons

Koncepti origjinal për termometrin e sotëm daton gjithashtu pothuajse dy mijë vjet më parë. Grekët e Aleksandrisë ishin të parët që kuptuan se si ajri zgjerohet kur ekspozohet ndaj temperaturave të larta. Filoni i Bizantit më pas e aplikoi këtë  teknikë për të krijuar termometrin e parë  në botë.

Hartat dhe levat

Shkencëtari grek, Anaksimandri, ishte ai që konceptoi idetë e gjatësisë dhe gjerësisë gjeografike, të cilat që të dyja së bashku kërkohen për të krijuar një hartë të saktë. Më vonë, Straboni dhe Eratosthenes hartat e para, duke përdorur zbulimet e tij. Në atë kohë, ato harta përfshinin të gjithë botën e njohur.

FOTO: Wikimedia Commons

Ishte matematikani i lashtë grek Arkimedi që përshkroi i pari levën në vitin 206 para epokës tonë, shpikje kjo e cila kishte dhe vazhdon të ketë një sasi të pakufizuar përdorimesh në të gjitha llojet e ndërtimeve.

Përfundimisht, shpikja e tij bëri të mundur ndërtimin e ndërtesave ikonike, masive të epokës antike. Leva u përdor madje për të ndihmuar anijet të largohen nga portet për të filluar lundrimin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dyert automatike dhe makinat shitëse

Një tjetër shpikje që ne e përdorim vazhdimisht pa pasur asnjë ide për origjinën e saj është dera automatike. Sigurisht, prototipi i tij i lashtë aktivizohej me ndihmën e  avullit dhe jo të energjisë  elektrike. Heroni i Aleksandrisë krijoi një sistem hidraulik dhe e instaloi në një tempull në Aleksandri, të kompletuar me zjarr, ujë dhe avull, gjë që krijoi një sistem për të hapur një palë perde.

Heron ishte një matematikan dhe inxhinier i shkëlqyer grek, i cili banonte në qytetin e tij të lindjes, Aleksandri, Egjipti Romak, dhe ishte një nga eksperimentuesit më të mëdhenj të kohës së tij. Herën tjetër që do të shkelmoni një makinë shitëse duke u përpjekur më kot të lironi ushqimin tuaj nga kthetrat e mekanikës, mendoni për të dhe për atë se sa larg ka arritur kjo shpikje me kalimin e viteve.

Matematikani krijoi makinën e parë shitëse në botë afërsisht në vitet 10deri në 70 pas Krishtit. Sigurisht, në atë kohë do të vendosnit monedhën në një vend të caktuar në krye të makinës për një të paguar për një dozë të ujit të shenjtë dhe jo për patatina. Kur futej monedha, ajo binte  në një tigan. Pesha e saj më pas shkaktonte hapjen e një valvule që mbante brenda ujin e shenjtë, duke lëshuar më pas një sasi të vogël të lëngut.

Vinçi dhe çimento

Grekët e lashtë, të njohur për tempujt e tyre të mrekullueshëm dhe ndërtimet e tjera, shpikën gjithashtu vinçin në shekullin e 6 para Krishtit. Kjo padyshim ndihmoi në ngritjen e gurëve të rëndë, që u përdorën në ndërtimin e tempujve të tyre dhe strukturave të tjera.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
 FOTO: Michael Gunther/ Wikimedia Commons

Shumë blloqe që ata përdorën në tempuj si Partenoni kanë ende boshllëqe të dukshme mbi to, të shkaktuara nga vinçat që i ngritën në vend. Në antikitet, grekët e lashtë ngrinin blloqe të rënda duke lidhur litarë, të lidhur me vinçat prej druri, përmes vrimave në gurë.

Çimentoja është një tjetër element i dobishëm i materialit ndërtimor, të cilën grekët e shpikën rretth vitit 100 para Krishtit.  Ata e krijuan atë duke shtuar gur gëlqeror në një përzierje balte, uji dhe rëre. Edhe pse më shpesh gjendet në botën romake, në antikitet, ata shpesh e përdornin atë për të ndërtuar shtëpi dhe ndërtesa të tjera, por jo edhe për ndërtimin e strukturave të mëdha, si Partenoni. Ata ndërtuan ndërtesa duke përdorur metodën “e thatë” pa llaç.

Çadrat

Përderisa  jeta në Greqinë e lashtë ishte shumë më ndryshe nga ajo që është sot, ne kemi ende shumë gjëra të përbashkëta, e njëra prej këtyre gjërave është shiu. Përshkrimet në pikturat e lashta të murit, për shembull, tregojnë grekët duke përdorur çadra të bëra me kocka ose shkopinj druri, të mbuluar me gjethe ose panele druri që në shekullin e 4-të para Krishtit.

Një vazo e lashtë greke që përshkruan një ombrellë.  FOTO: Sailko/Wikimedia Commons

Grekët e lashtë përdornin çadra për të bllokuar shiun dhe diellin. Megjithatë, burrat i konsideronin çadrat shumë femërore dhe i përdornin shumë rrallë. Më shpesh, skllevërit ose shërbëtorët i mbanin ato për të mbrojtur gratë e klasës së lartë nga elementët natyrore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kompjuteri i parë në botë

Mekanizmi Antikythera, i njohur në mbarë botën si kompjuteri i parë në botë, u krijua nga grekët e lashtë. Kredia: Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Athinës

Dita kur u zbulua Mekanizmi Antikythera në vitin 1901, festohet në të gjithë botën shkencore si një nga shpikjet më domethënëse dhe mbresëlënëse të grekëve të lashtë. Kjo makinë jashtëzakonisht e ndërlikuar është një pajisje që shumë shkencëtarë e konsiderojnë kompjuterin e parë në botë.

Zhytësit grekë zbuluan Mekanizmin Antikythera në një anije të mbytur në vitin 1901. Pas studimeve të shumta, studiuesit vlerësuan se ai u krijua diku midis viteve 150 deri 100 para Krishtit. Një studim i mëvonshëm konstatoi se mekanizmi u krijua në vitin 205 para epokës tonë, vetëm shtatë vjet pas vdekjes së Arkimedit.

Mekanizmi Antikythera, i njohur në mbarë botën si kompjuteri i parë në botë. FOTO: Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Athinës

Tani – saktësisht 120 vjet më vonë që nga zbulimi i mekanizmit- një grup i shkëlqyer studiuesish nga University College London (UCL) ka rikrijuar makinën mahnitëse edhe një herë, duke përdorur imazhe 3-D. Rikrijimi i saj ishte një gjë e mrekullueshme,  gjeniale dhe bukuri e madhe. Rikrijimi i mekanizmit mundësoi një kuptim të ri dhe më të mirë të funksionit të tij dhe mënyrës se si funksiononte.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Meqenëse ekzistojnë vetëm tetëdhjetë e dy nga fragmentet origjinale të mekanizmit – që përbëjnë vetëm një të tretën e të gjithë llogaritësit – studiuesit fillimisht hasen në pengesa në përpjekje për të kuptuar aftësitë e tij të plota. Përpjekja për të kuptuar funksionimin e pjesës së përparme të mekanizmit, që përmban shumicën e ingranazheve, ka qenë në fakt enigmë e madhe për arkeologët dhe astronomët detarë.

Duke përdorur modelimin kompjuterik, studiuesit e UCL ishin në gjendje të rindërtonin pajisjen e lashtë, duke u mundësuar atyre që të kuptojnë më mirë se si është përdorur dhe si ka funksionuar mekanizmi. Duke përdorur informacionin e mbledhur pasi që kompjuteri ju nënshtrua rrezatimit me rreze X dhe njohuritë e tyre për matematikën e lashtë greke, ata më pas ishin në gjendje të përcaktonin se ai funksiononte në përputhje me ciklet e planeteve Venerë dhe Saturn.

Grekët e lashtë në krye të shkencës dhe teknologjisë

Artikujt që shpikën grekët e lashtë për ne sot mund të jenë të zakonshme. Megjithatë, në antikitet, ato shënuan lindjen e shkencës dhe teknologjisë, dy elementët në rrënjët e përparimit social, kulturor dhe ekonomik të njeriut.

Falë tyre, ne mund të vlerësojmë dhe shijojmë shumë nga ajo që ne si shoqëri dhe njerëz kemi arritur që nga ajo kohë. A thua si do të dukej bota tani, pa pajisjet që grekët e lashtë shpikën me kaq zgjuarsi aq shumë vite më parë?/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Testi i fundit për Dembele, sulmuesi francez drejt “Topit të Artë”!
TAGGED:Çadratçimentodyert automatikehartakompjuterikuriozitetmakinat shitësengrohja qendroreodometriora me zileshpikjet e lashta greketermometrivinçi

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Nise ditën me 1 smoothie me gjalpë kikiriku dhe banane
Artikulli i ardhshëm ‘Golden Eagle Ylli’ shënoi fitoren e parë në FIBA Europe Cup
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

KuriozitetShije

Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë

17 Shikime
Kuriozitet

Amazon përdor një milion robotë në depot e saj!

26 Shikime
Kuriozitet

NASA zbulon pse stuhitë diellore janë më të fuqishme se pritej

8 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?