katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    MPJD me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës në Izrael
    2 hours ago
    A do të lejohen tifozët shqiptarë në ndeshjen Serbi – Shqipëri?
    2 hours ago
    Nuk ka konstituim të Kuvendit as në përpjekjen e 31-të
    2 hours ago
    Mot me diell
    6 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova me tre yje në Kampionatin Botëror të Xhudos në Budapest
    1 hour ago
    QKK sjell në qendër animacionin kosovar në Festivalin e Annecy
    3 hours ago
    RLIOF shpalos emrat e natës përmbyllëse
    4 hours ago
    Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë
    4 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë
    3 hours ago
    Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
    5 hours ago
    Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
    13 hours ago
    Ekspozita “Testament”, sonte në Muzeun e Mitrovicës
    21 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    2 days ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    4 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    1 day ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    1 week ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    2 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Shqipëria pjesë e Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujor Dimërues!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraUdhë

Shqipëria pjesë e Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujor Dimërues!

Last updated: 28/01/2024 10:34 AM
80 Shikime
Shpërndaje
Foto: Balkanweb

Censusi u zhvillua në 33 ligatina të Shqipërisë dhe në të u përfshinë 91 specialistë të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura së bashku me 11 ekspertë të shpendëve, pjesë e organizatave joqeveritare.

 “Rezultati i Censusit është që Shqipëria sivjet ka rreth 100 mijë shpendë uji që dimërojnë nëpër ligatinat shqiptare duke filluar nga veriu drejt jugut, por nga pikëpamja e rëndësisë Divjakë-Karavastaja është zona më e rëndësishme e ndjekur nga Liqeni i Shkodrës, Vjosë-Narta, Kune-Vauni, e kështu me radhë. Nëqoftëse marrim shifrat nga 1996, që ne i monitorojmë, ka një rënie të numrit të shpendëve, që do të thotë se duhen orientuar politikat që të mbrohen sa më mire ligatinat, që të shtohet edhe numri i shpendëve ujor”, thotë Taulant Bino, nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë.

Në 38 vendet e numërimit të shpendëve ujor dimërues në Liqenin e Shkodrës, atë të Vaut të Dejës, Lumit Buna si dhe Lagunën e Velipojës, sipas ekspertit të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Rajonin e Shkodrës, Tonin Macaj, u vërejt një rënie e ndjeshme e numrit të shpendëve ujor dimërues, ç’ka dëshmon edhe për shëndetin e këtyre zonave.

Mundesh me e lexu edhe…

Çiklizmi ul rrezikun nga demenca

“ Në të gjithë zonën e Europës këtë vit ka patur një dimër shumë të butë dhe shpendët që shtegtojnë për të kërkuar kushte më të mira nuk e kanë patur të nevojshme që të spostohen. Kjo ka ndikuar që numri i shpendëve dimërues këtë vit ka qenë rreth 30 përqind më i ulët se sa vitet e tjera”, thotë ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për biologen Aurora Piroviq, një vëzhguese e vëmendshme e ndryshimeve në Liqenin e Shkodrës, shpendët janë treguesit e ndikimit të ndryshimeve klimatike, por edhe pasojave të ndërhyrjeve njerëzore në mjedis.

“Shpendët janë treguesi që po e shfaqin ndikimin e ndryshimeve klimatike, por është edhe faktori njerëzor. Akoma ekzistojnë aktivitete ilegale që sjellin edhe shqetësim të shpendëve, prishje të habitateve apo ndërhyrje dhe kërcënime ndaj këtyre shpendëve”, thotë ajo.

Gjatë 80 viteve të fundit, në Shqipëri ka patur ndërhyrje të vazhdueshme në ligatinat, që janë edhe zonat me ekosistemet natyrore më të rralla dhe më të pasura përsa i përket pasurisë biologjike.

Vitet e fundit, thotë ornitologu Mirjan Topi, këto zona po kërcënohen edhe nga prirja për urbanizimin e tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“ Ne kemi rreth 2.7 përqind sisteme ligatinore nga të cilat 1.5 përqind janë ligatina bregdetare dhe rreth 1.2 përqind ligatina tokësore me ujë të ëmbël. Ndonëse ato përfaqësojnë ekosistemet më të rralla, në të njëjtën kohë ato përfaqësojnë edhe ekosistemet më të kërcënuara në Shqipëri. Një pjesë e madhe e investimeve janë përqëndruar pikërisht në këto zona, investime që lidhen me energjinë, transportin, etj”, thotë ornitologu Mirjan Topi.

Në muajin nëntor, 12 deputetë i paraqitën Kuvendit disa ndryshime në ligjin për zonat e mbrojtura në Shqipëri, për t’u dhënë të drejtën bashkive që të menaxhojnë rreth 20 përqind të këtyre zonave. Kjo ka ndeshur në kundërshtimin e grupimit të shoqatave mjedisore, pasi, sipas Taulant Bino, ndryshimet i hapin rrugë urbanizimit të këtyre zonave, duke dëmtuar më tej biodiversitetin e zonave të mbrojtura, si një pasuri kombëtare.

“Shumë prej ndryshimeve të propozuara në ligj nuk qëndrojnë dhe sidomos disa prej neneve që lejojnë aktivitete që nuk përkojnë me disa kategori të zonave të mbrojtura. Disa parime të projektligjit nuk janë të pranueshme, por ka edhe tendenca si administrimi i të paktën 20 përqind të sipërfaqes nga bashkitë, që, nga njëra anë edhe nuk qëndron pasi ka zona të mbrojtura që gjenden në territorin e më shumë se 5 bashkive. Pra, nuk bën sens edhe nga pikëpamja e shifrave”.

Drejtuesi i shoqatës ornitologjike të Shqipërisë, Taulant Bino, thotë se ekspertët mjedisorë shpresojnë të dëgjohet zëri i tyre, në mënyrë që këto ndryshime të mos miratohen dhe që të mos cënohen zonat e mbrojtura në Shqipëri./VOA /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Certifikimi i partive për zgjedhjet lokale, deri më 23 qershor
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Një ‘green card’ luksoze? Prezantohet “Trump Card” për milionerët
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    WhatsApp po merr një veçori të re që kërkohej nga përdoruesit
TAGGED:censusi nderkombetar ujor i dimerueslajem të mira

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Spektakël me 289 pikë të shënuara, Lakers triumfojnë ndaj Warriors pas dy vazhdimeve
Artikulli i ardhshëm OBSH publikon udhëzime për përdorimin etik të inteligjencës artificiale në kujdesin shëndetësor

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraSporti n'Katror

Kosova me tre yje në Kampionatin Botëror të Xhudos në Budapest

7 Shikime
Lajme të mira

QKK sjell në qendër animacionin kosovar në Festivalin e Annecy

7 Shikime
Lajme të mira

RLIOF shpalos emrat e natës përmbyllëse

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?